Tomë Gashi ngre akuza për manipulim të provave në rastin e Astrit Deharit: Ai është vrarë
Autori: Gazeta inFokus
12:13 | 05 November 2026
Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka deklaruar se pret që Prokuroria Speciale të sjellë epilog për rastin e vdekjes së Astrit Deharit, duke pretenduar se provat e mbledhura dëshmojnë se ai është vrarë.
Në një deklarim para objektit të Prokurorisë Speciale, në 10-vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, Gashi ka thënë se familja pret që rasti të trajtohet në bazë të provave dhe jo të mbyllet pa një përgjegjësi konkrete.
“Besoj që epilogu i vetëm përfundimtar është që, në bazë të provave që janë, Astrit Dehari është vrarë para 10 viteve”, ka deklaruar Gashi.
Ai ka akuzuar ish-kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha, se kishte tentuar që rastin ta paraqiste si vetëvrasje para përfundimit të hetimeve.
Gashi ka bërë të ditur se në emër të familjes ka paraqitur kallëzim penal lidhur me deklarimet e Hoxhës, por sipas tij, ky kallëzim ka mbetur pa u trajtuar.
Avokati ka ngritur pretendime edhe për mënyrën se si ishte trajtuar opinioni publik në ditët pas vdekjes së Astrit Deharit. Ai ka përmendur publikimin e disa incizimeve nga burgu i Prizrenit, duke pretenduar se ato u publikuar për të manipuluar opinionin dhe se të njëjtat u publikuan para përfundimit të hetimeve nga Prokuroria.
Gashi ka theksuar se prova kryesore në këtë rast është trupi i Astrit Deharit dhe rezultatet e ekspertizës ligjore nga Zvicra.
“Një miliard për qind jemi të bindur që trupi i Astrit Deharit është prova kryesore që tregon se Astrit Dehari është vrarë. Këtë e thotë edhe ekspertiza ligjore e Zvicrës”, ka deklaruar ai.
Sipas Gashit, në ekspertizë është identifikuar edhe ADN-ja e një personi të tretë. Ai ka ngritur gjithashtu pretendime për një tentim të manipulimit të ekspertëve zviceranë, përmes dërgimit të një plikoje që sipas tij duhej të përmbante mbetje të thonjve të Astrit Deharit, por që kishte qenë e zbrazët.
Ai ka thënë se për këtë çështje kishte pritur që ish-kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të niste procedura penale ndaj prokurorit përgjegjës.
Në fund, Gashi ka kërkuar që rasti të zbardhet dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë.
“Familja e Astritit dhe të gjithë ne kërkojmë drejtësi”, ka thënë ai, duke pretenduar se Astrit Dehari ishte vrarë për shkak të aktivitetit të tij politik në Lëvizjen Vetëvendosje.
Ai ka shtuar se, sipas tij, provat e rastit dëshmojnë për vrasje dhe se për këtë nuk nevojitet ndonjë interpretim i jashtëzakonshëm, por trajtim serioz i dëshmive nga institucionet e drejtësisë.

T� tjera
-
Sulmohet gjyqtarja e Themelores në Gjilan, KGjK e dënon rëndë rastin
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) ka dënuar ashpër sulmin ndaj gjyqtares së ...
-
Rama flet për ftesat nga Prokuroria: Po e luftojmë një pushtet që po na pengon me punu
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka folur për ftesat që kanë ...
-
Musliu-Shoshi: 7 vjet në pushtet, krejt çka keni bërë për Astritin janë homazhe te varri dhe kallja e IML-së
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, e ka kritikuar kryeministrin Albin ...
-
Raporti i Progresit, Haradinaj: Po dëshmohet se proceset qeverisëse në Kosovë janë në ngecje
Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar sot se proceset qeverisës...
-
Rasti Dehari, Haxhiu: Ende presim drejtësi
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kujtuar Astrit Deharin n...
-
Një dekadë pa Astrit Deharin, Albin Kurti kërkon zbardhjen e së vërtetës dhe drejtësi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe te varri i aktivistit të...
-
“Secili prokuror po ia nis nga fillimi”, nëna e Astrit Deharit kërkon epilog pas 10 vjetësh
Nëna e Astrit Deharit, Xhemile Dehari ka shprehur pakënaqësinë për zvarritjen...
-
Aktivistet duan të flasin me Kurtin, mbrojtja e tij i largon nga salla
Aktivistet e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist janë detyruar të largo...
-
“Më tregonte video inti*me dhe më prekte…” – çfarë deklaroi 13-vjeçarja në polici për babanë e saj, kush e zbuloi rastin në Pejë, publikohen detaje të reja nga rasti
Janë publikuar detaje të reja nga hetimet për rastin e rëndë në Pejë, ku një ...
-
‘‘Historia nuk mund të burgoset’’, te ambasada gjermane dhe franceze vendosen grafite për ish-krerët e UÇK’së
Sot janë bërë gjashtë vite nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK’së, Hashim Thaç...
-
Kryeprokurori Gashi takon prote*stuesit: Po ndërmarrim të gjitha veprimet për rastin e Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i shtetit, Zejnullah Gashi, bashkë me prokurorin Ersan Qavolli,...
-
Avni Dehari: 10 vjet janë shumë për t’u zbardhur drejtësia, është torturë për ne si familje
Babai i Astrit Deharit, Avni Dehari, ka folur për dhimbjen dhe pritjen e gjat...
































