Lajme

Të shtëna në Skivjan të Gjakovës, policia tregon çka gjeti në vendin e ngjarjes

Autori: Gazeta inFokus 15:49 | 04 November 2026

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të të shtënave me armë zjarri në fshatin Skivjan të Gjakovës.

Sipas njoftimit, me të pranuar informatën, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, duke identifikuar personin e dyshuar.

Pas kontrolleve në shtëpinë e tij, sipas njoftimit, janë gjetur një armë dhe është konfiskuar monucion.

-Advertisement-

“Si rezultat i hetimeve të zhvilluara, Policia ka siguruar dëshmi të mjaftueshme dhe ka siguruar urdhëresë nga gjykata kompetente për kontroll të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarit. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë sekuestruar: – një (1) pistoletë, – një (1) sprej, – pesëdhjetë e tetë (58) fishekë,  shtatëmbëdhjetë (17) gëzhoja.”, thuhet në njoftim.

Në koordinim me prokurorin e shtetit, sipas njoftimit, ndaj personit të dyshuar janë iniciuar rastet për veprat penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ‘përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy