Kallas gati për takim trepalësh, por rikujton që Kosova s’kishte qeveri e në Serbi po pritet të formohet një
Autori: Gazeta inFokus
15:38 | 04 November 2026
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Kaja Kallas, ka folur për mungesën e një takimi trepalësh mes Kosovës, Serbisë dhe BE’së si lehtësuese, duke përmendur bllokadën institucionale në Kosovë si arsye.
“Së pari, kam pasur shumë takime të nivelit të lartë, si me Kosovën ashtu edhe me Serbinë. Gjithashtu, kam marrë premtimin nga të dyja palët, nga liderët e tyre, që të ulemi së bashku, ne të tre. Kemi pasur edhe përgatitje për atë takim, sepse kemi një përfaqësues të posaçëm të BE-së për dialogun Beograd–Prishtinë, i cili po punon shumë, shumë intensivisht”, tha Kallas sot në një konferencë për media në Bruksel.
“Tani, problemi është pak a shumë i njëjtë me atë që Marta Kos [Komisionerja për Zgjerim] e përmendi edhe sa i përket Kosovës. Për një vit, nuk kemi pasur vërtet një qeveri funksionale dhe institucione të konsoliduara. Kjo e ka penguar këtë marrëveshje trepalëshe — ose, më saktë, këtë takim”.
Kallas tha se tash duhet të pritet Serbia të formojë Qeverinë e re pas zgjedhjeve që e lanë Aleksandar Vuçiqin në opozitë.
“Tani, në Serbi kemi pasur zgjedhje dhe duhet të shohim që qeveria të formohet. Por mund t’ju siguroj se jam e gatshme të angazhohem dhe do të angazhohem me ta, ashtu siç kam bërë deri më tani me autoritetet, në mënyrë që ta çojmë përpara këtë proces. Sepse është e vërtetë se kjo është e nevojshme që të dyja palët të përparojnë në rrugën e integrimit europian”.
Qe kur Kallas mori drejtimin e diplomacisë europiane, nuk pati takim të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë. Normalizimi i marrëdhënieve mes të dyja vendeve është kyçe si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë që të vazhdojnë rrugën drejt anëtarësimit në BE.

T� tjera
-
“China Haul”, platformë e mediave sociale që po merr vëmendje në rritje
Kohët e fundit, videot me titull "China Haul" janë bërë virale në mediat soci...
-
Shiroka-Pula dekoron gjeneralin amerikan Osborn me Medaljen Presidenciale Ushtarake
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, dekoroi gjeneralin Steven Osborn...
-
IKD: Raporti i KE-së evidenton mungesë progresi në sundimin e ligjit dhe dështim të reformave
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka vlerësuar se Raporti i Komisionit E...
-
Platforma “Liria ka Emër” të enjten mban konferencë për media
Platforma qytetare “Liria ka Emër” do të mbajë të enjten konferencë për media...
-
Pas humbjes së zgjedhjeve, vjen largimi i parë nga radhët e Republikanëve në SHBA
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Mike Johnson, ka njoftuar se nuk ...
-
Nesër seanca e Kuvendit, ky është rendi i ditës
Gjatë ditës së nesërme pritet të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës...
-
Pas uniformave e kapelave, nuk arrijnë ta sigurojnë as të gjithë sallën – Kadetëve u kërkohet të marrin vetëm nga dy familjarë në diplomim
Ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 63-të të kadetëve të Policisë së Koso...
-
BE: Situata në veri, e brishtë – retorika vazhdon ta pengojë normalizimin Kosovë – Serbi
Kosova dhe Serbia kanë bërë pak përparim në dialogun për normalizimin e marrë...
-
Të shtëna në Skivjan të Gjakovës, policia tregon çka gjeti në vendin e ngjarjes
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të të shtënave me armë zjarri në f...
-
BE-ja përmend përfshirjen e Kurtit dhe zyrtarëve në gjuhën e ashpër ndaj gazetarëve
Një mal me kritika e vërejtje për Kosovën ka adresuar raporti i Komisionit Ev...
-
BE: Dhu*na ndaj grave mbetet e përhapur në Kosovë, duhet mbështetje efektive dhe adekuate për viktimat
Dhuna me bazë gjinore mbetet e përhapur në Kosovë, vlerëson Bashkimi Europian...
-
Raporti i Komisionit Evropian: Kosova me një mal ngecjesh, rezultatet kundër korrupsionit të lartë në rënie
Në korrupsionin e nivelit të lartë, vendime përfundimtare pati vetëm në tetë ...

































