Ekipi Medial i Hashim Thaçit rikthen publikimet në profilet zyrtare në Facebook dhe X
Autori: Gazeta inFokus
21:19 | 02 November 2026
Ekipi Medial i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se nga sot do të rifillojë publikimet në profilet e tij zyrtare në rrjetet sociale Facebook dhe X.
Përmes këtyre platformave do të publikohet material arkivor që dokumenton veprimtarinë politike dhe institucionale të Hashim Thaçit gjatë rrugëtimit të tij politik, ushtrimit të funksioneve si Kryeministër, President i Republikës së Kosovës, deri në përfundim të mandatit presidencial në vitin 2020.
Postimet do të përmbajnë fotografi, video, dokumente dhe materiale të tjera historike, që pasqyrojnë aktivitetet zyrtare, takimet shtetërore dhe ndërkombëtare, fjalimet, deklaratat, vizitat, nismat institucionale dhe momentet e rëndësishme të kësaj periudhe.
Sipas njoftimit të Ekipit Medial, publikimet do të përqendrohen kryesisht në veprimtarinë e Hashim Thaçit, pa përfshirë komente, interpretime apo qëndrime lidhur me zhvillimet aktuale politike.
Profilet zyrtare në Facebook dhe X do të administrohen nga Ekipi Medial i Presidentit Hashim Thaçi, i cili do të jetë përgjegjës për përzgjedhjen, përgatitjen dhe publikimin e materialeve.
Në njoftim thuhet se këto platforma synojnë të shërbejnë si një arkiv publik për dokumentimin dhe ruajtjen e materialeve që lidhen me një periudhë të rëndësishme të historisë politike dhe institucionale të Republikës së Kosovës.

T� tjera
-
Përleshje fizike pas një mosmarrëveshjeje në trafik në qendër të Prishtinës
Një përleshje fizike mes disa personave ka ndodhur para rreth një ore në qend...
-
Halilaj: Buxheti prej 4.27 miliardë eurosh është shifër mashtruese, kjo qeveri po e zbraz Kosovën
Durim Halilaj, drejtor i Financave në Komunën e Gjakovës dhe anëtar i Kryesis...
-
Ngjarja në Demiraj të Gjilanit, nesër varrosen 27-vjeçari dhe foshnja
Derisa, institucionet e vendit kanë vazhduar të nxjerrin detaje të reja për r...
-
Emocionohet Naimi, vëllai i Afrim Zhitisë: Humbja e tij s’ishte dhimbje veç për familjen, por për Kosovën
Heroi i kombit, Afrim Zhitia sot e ka shënuar 37-vjetorin e vrasjes nga poli...
-
Zbuten tensionet mes SHBA-së dhe Iranit, çmimi i naftës bie me 6.7% pas sinjaleve për rifillimin e dialogut
Çmimet e naftës kanë pësuar një rënie të ndjeshme në tregjet ndërkombëtare, p...
-
Përparim Rama reagon pasi Qeveria miratoi projektligjin për buxhetin: Rreziku që t’i humbim Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 është serioz
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pasi Qeveria ka miratuar Pro...
-
E ngarkuara me punë Prattipati takon Konjufcën, flasin për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit diplomatik
Ambasada e SHBA-së në Prishtinë njofton se e ngarkuara me punë, Anu Prattipat...
-
Haxhiu: Strategjia për Specialen, mbështetje për ekipet mbrojtëse, jo pengesë
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, në emisionin RTK Prime ka f...
-
Sulm i dyshuar kibernetik në Evropë, frigoriferët e supermarketeve arrijnë deri në 50 gradë
Dhjetëra supermarkete në disa vende evropiane janë përballur me probleme në s...
-
Gjini: Paralajmëruam skandalin e aflatoksinave më 22 tetor, sot u konfirmua gjithçka pikë për pikë
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas konfirmimit zyrtar të prani...
-
Kadaj-Bujupi: Kush vendosi që një foshnjë tre muajshe të mbetej nën kujdesin e një prindi për të cilin raportohej se ishte përdorues i narkotikëve?
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj Bujupi, ka bërë disa pyetje...
-
Von Cramon mirëpret lajmin për mosbashkëpunimin mes Listës së Studentëve dhe Listës Serbe
Eurodeputetja Viola von Cramon ka mirëpritur lajmin se Lista e Studentëve, e ...






























