Sulm i dyshuar kibernetik në Evropë, frigoriferët e supermarketeve arrijnë deri në 50 gradë
Autori: Gazeta inFokus
20:12 | 02 November 2026
Dhjetëra supermarkete në disa vende evropiane janë përballur me probleme në sistemet e ftohjes, duke shkaktuar dëmtimin e produkteve ushqimore dhe humbje financiare.
Një valë e re sulmesh të dyshuara kibernetike ka goditur sistemet e ftohjes në dhjetëra supermarkete në disa vende evropiane, duke bërë që temperaturat e frigoriferëve dhe ngrirësve të rriten në mënyrë të papritur, përcjell albinfo.ch.
Incidentet janë raportuar të hënën, më 2 nëntor, në Belgjikë, Suedi, Luksemburg, Irlandë dhe Estoni, ndërsa probleme të ngjashme janë evidentuar edhe në vende të tjera evropiane.
Në disa raste, temperaturat e pajisjeve frigoriferike kanë arritur deri në 50 gradë Celsius, duke detyruar supermarketet të largojnë ose të asgjësojnë produkte ushqimore që nuk mund të ruheshin më në kushte të sigurta.
Në Belgjikë, rrjeti Delhaize ka konfirmuar se rreth 40 dyqane janë prekur nga një incident informatik, ndërsa Carrefour ka raportuar probleme në 15 pika shitjeje.
Probleme të ngjashme janë shfaqur edhe në Suedi, ku rrjetet ICA dhe Coop kanë raportuar rritje të pazakonta të temperaturave në sistemet e ftohjes.
Në Irlandë, rrjeti SuperValu ka njoftuar se 13 dyqane janë prekur nga një incident kibernetik që lidhet me një model të caktuar të sistemeve frigoriferike.
Sipas raportimeve, në disa raste personat e dyshuar kanë ndërhyrë nga distanca në sistemet elektronike, duke ndryshuar parametrat e temperaturës ose duke aktivizuar funksionin e shkrirjes së akullit.
Autoritetet belge kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun dhe përgjegjësit e incidenteve.
Kjo nuk është hera e parë që sistemet frigoriferike të supermarketeve bëhen objektiv i sulmeve kibernetike.
Në tetor, qindra supermarkete në Francë u përballën me probleme të ngjashme, kur persona të paautorizuar ndërhynë në sistemet e kontrollit të temperaturës, duke shkaktuar dëmtimin e sasive të mëdha të ushqimeve dhe humbje financiare.
Incidentet e fundit kanë ngritur shqetësime për sigurinë e pajisjeve të lidhura me internetin, veçanërisht të sistemeve që kontrollojnë ruajtjen e produkteve ushqimore.
Deri tani, nuk është konfirmuar nëse incidentet në vendet e ndryshme evropiane janë të lidhura me njëri-tjetrin dhe as kush qëndron pas tyre.

T� tjera
-
Kurti: Kosova është shteti i pjesës së kombit shqiptar që jeton në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova, ndonëse është sh...
-
Fillon rimbursimi i parave ndaj qytetarëve që u mashtruan nga Endrit Azemi
Ka filluar rimbursimi i parave ndaj qytetarëve që u mashtruan nga Endrit Azem...
-
Tahiri thotë se brenda dhjetorit pritet të jetë në fuqi ligji i plotë për Specialen
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka bërë të ditur se draft...
-
Shiroka-Pula, Kurti e Haxhiu shihen duke diskutuar në pritjen e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntor
Presidentja Justina Shiroka-Pula, kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e Ku...
-
Presidentja: Më shumë Kosovë në Shqipëri dhe më shumë Shqipëri në Kosovë, deri te dita kur së bashku do të ngremë dolli në Bruksel
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në prit...
-
Reduktimet e rrymës prekin edhe shkollat, në Prizren shkurtohen orët mësimore
Pos kryeqytetit, edhe komunat tjera, disa më rëndë madje, po ballafaqohen me ...
-
Ymeri thotë se tregtia e rrymës me entitete serbe s’është ndalë: ARBK’së i ka shkuar vec lista e bizneseve
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për ndali...
-
“Femicidi është urgjencë kombëtare”, nesër protestohet në Prishtinë kundër vrasjes së grave
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka paralajmëruar protestë për nesër në Prish...
-
17-vjeçari plagos me thikë punonjësin e një fast-food-i në Fier
Një plagosje ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Fier, ku një 29-vjeçar i iden...
-
Haradinaj në pritjen solemne për 28 Nëntorin: Kjo festë është emocioni më sublim i çdo shqiptari
Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në pritjen solemne të o...
-
Me pranga në duar, flet ish-vjehrra e Arlinda Zekajt: Djali e ka kry, unë s’jam fajtore
Me pranga në duar ka dalur nga gjykata ish-vjehrra e Arlindja Zekajt. Nurije...
-
Iu kërkua dorëheqja për rastin e Arlinda Zekajt, Sveçla i gëzohet arrestimeve të fundit: Vra*sja e grave s’justifikohet
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili refuzoi të jepte dorëheqjen për r...


































