Lajme

Halilaj: Buxheti prej 4.27 miliardë eurosh është shifër mashtruese, kjo qeveri po e zbraz Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 21:34 | 02 November 2026

Durim Halilaj, drejtor i Financave në Komunën e Gjakovës dhe anëtar i Kryesisë së Aleancës, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2027 nga Qeveria e Kosovës.

Përmes një postimi, Halilaj e ka cilësuar buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh si “shifër të mashtrimit”, duke pretenduar se rritja nominale nuk reflekton rritje të mirëqenies së qytetarëve, për shkak të inflacionit.

-Advertisement-

Ai ka kritikuar edhe nivelin e realizimit të investimeve kapitale, duke thënë se në nëntë muajt e parë të vitit 2026 janë realizuar vetëm 30 për qind e mjeteve të planifikuara për nivelin qendror.

Halilaj ka akuzuar Qeverinë edhe për mungesë të mbështetjes financiare ndaj komunave, duke pretenduar se shumë projekte lokale kanë mbetur të bllokuara.

Sipas tij, mungesa e investimeve dhe vendeve të reja të punës po ndikon edhe në largimin e qytetarëve nga Kosova.

“Rritja imagjinare e buxhetit të tyre, në fakt nuk ka sjellë asnjë ditë mirëqenie për qytetarët. Kjo qeveri po e zbraz Kosovën”, ka shkruar Halilaj.

Udhëto nga Suedia drejt Kosovës me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy