1 muaj paraburgim babait për vrasjen e djalit në Gjilan, gjykata: Foshnja u gjet pa jetë dhe me shenja dhune dyshohet se ia shkaktoi 27-vjeçari
Autori: Gazeta inFokus
18:42 | 02 November 2026
Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit B. D. i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë dhe mbajtja në pronësi të armës.
Në kërkesën e prokurorisë për caktim të masës së paraburgimit është pretenduar se i pandehuri “B. D. me datë 1 nëntor 2026, në periudhën kohore pas orës 00:27 e deri në orët e mëngjesit, në shtëpinë e tij në fshatin Demiraj, Komuna e Gjilanit, pas një konflikti fizik me djalin e tij e privon nga jeta A. D., ndërsa më parë edhe fëmija D. D., është gjetur e pa jetë dhe me shenja dhune në shtratin e babait të saj, tani të ndjerit A. D., ku janë vërejtur edhe njolla gjaku, krejt këto të shkaktuara me dyshimin nga babai i saj tani i ndjeri A., ashtu që nga veprimet e të njëjtëve janë privuar nga jeta dy anëtar të familjes së tyre”, vijon njoftimi.
Më këto veprime i pandehuri B. D. dyshohet të ketë kryer veprat penale vrasje e rëndë dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
“Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit, se po të lihej i lirë, i pandehuri, me qëllim të koordinimit dhe minimizimit pasojave për veprimet e ndërmarra, do të mund të ndikojë në dëshmitarët e tjerë”, thuhet në njoftim.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
###

T� tjera
-
Tërmet në Kretë të Greqisë
Një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter ka goditur të hënën ishullin j...
-
Kosova pas aktgjykimit të 16 shtatorit/ Limaj del në teren, takime në Ferizaj e Kaçanik
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka nisur një cikël takimesh ...
-
Hoxha: Gërvalla e Sveçla do të duhej të dorëhiqeshin, ose Kurti t’i shkarkonte
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha ka hedhur kritika të ...
-
Bajrami: Nga viti 2021 deri më sot, çmimet janë rritur rreth 34 për qind
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaru...
-
Nisin ndryshime të befasishme në hierarkinë e Policisë, preken disa pozita drejtorësh
Po raportohet se do të nisë një valë ndryshimesh në kupolën e Policisë së Kos...
-
IQMT në aksion kundër parregullsive në shitjet online – 23 inspektime brenda një dite
Nën koordinimin e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), sot ...
-
Trump thotë se do të bëhet “Mr. Veto” nëse demokratët rimarrin pushtetin në Kongres
Presidenti amerikan Donald Trump përsëriti se planifikon ta ushtrojë autorite...
-
Vetëvendosje paralajmëron se nesër do të dorëzojë materiale në Prokurorinë Speciale, s’tregojnë për kë
Qendra e Prishtinës e Lëvizjes VETËVENDOSJE, paralajmëron se nesër do të dorë...
-
Unazën e Prishtinës, projektin që Rama e akuzoi Qeverinë se po ia bllokonte, Kurti e fut te investimet madhore kapitale të vitit 2027
Kryeministri Albin Kurti ka treguar për projektet që parasheh Qeveria t’i bëj...
-
Murati: Krijohet kod i veçantë buxhetor për Lojërat Mesdhetare 2030
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se për organizimin e L...
-
Kurti: Do të ketë rritje të mbështetjes për ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është zotuar se për ish-krerët e UÇK-së ...
-
Shoqata e Qumështorëve ngre shqetësimin për përdorimin e yndyrës së palmës në furra dhe byrektore
Shoqata e Qumështorëve të Kosovës (SHQK) ka ngritur shqetësimin për përdorimi...




























