Shoqata e Qumështorëve ngre shqetësimin për përdorimin e yndyrës së palmës në furra dhe byrektore
Autori: Gazeta inFokus
17:29 | 02 November 2026
Shoqata e Qumështorëve të Kosovës (SHQK) ka ngritur shqetësimin për përdorimin e mundshëm të yndyrës së palmës në produktet që shiten në furra dhe byrektore në vend.
Përmes një reagimi publik, shoqata ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të verifikojnë nëse në këto produkte po përdoret yndyra e palmës në vend të gjizës së mirëfilltë të qumështit.
Sipas SHQK-së, konsumatorët mund të jenë duke blerë dhe konsumuar produkte pa qenë të informuar saktë për përbërjen e tyre.
Shoqata vlerëson se, nëse kjo praktikë është e përhapur, mund të përbëjë mashtrim të konsumatorëve dhe cenim të konkurrencës së ndershme në treg.
Po ashtu, u ka bërë thirrje pronarëve dhe përgjegjësve të furrave dhe byrektoreve që të jenë transparentë dhe të informojnë blerësit për përbërjen e produkteve që shesin.
SHQK ka kërkuar që institucionet ta trajtojnë këtë çështje dhe të kryejnë verifikimet e nevojshme për mbrojtjen e konsumatorëve.
“Konsumatori ka të drejtë ta dijë çfarë po konsumon!”, thuhet në reagimin e Shoqatës së Qumështorëve të Kosovës.

T� tjera
-
Vetëvendosje paralajmëron se nesër do të dorëzojë materiale në Prokurorinë Speciale, s’tregojnë për kë
Qendra e Prishtinës e Lëvizjes VETËVENDOSJE, paralajmëron se nesër do të dorë...
-
Unazën e Prishtinës, projektin që Rama e akuzoi Qeverinë se po ia bllokonte, Kurti e fut te investimet madhore kapitale të vitit 2027
Kryeministri Albin Kurti ka treguar për projektet që parasheh Qeveria t’i bëj...
-
Murati: Krijohet kod i veçantë buxhetor për Lojërat Mesdhetare 2030
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se për organizimin e L...
-
Kurti: Do të ketë rritje të mbështetjes për ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është zotuar se për ish-krerët e UÇK-së ...
-
Ministria e Arsimit shfuqizon vendimin e Këshillit Drejtues për zgjedhjen e rektorit të Universitetit të Ferizajt
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka marrë vendim për shfuqizimin e vendimit t...
-
Prattipati takon Konjufcën, diskutojnë partneritetin Kosovë-SHBA
E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prish...
-
Nga 1 janari rriten shtesat e fëmijëve, Kurti tregon planin e qeverisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë ka bërë të ditur...
-
Miratohet Projektligji për Buxhetin e vitit 2027
Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për ndarjet buxhetore të Buxhetit...
-
Tahiri: Ish-zv/kryeprokurori i Speciales duhet të tregoj mbi cfarë baze i krahason krerët e UÇK-së me Mladiqin
Shefi i deputetëve të Aleancës, Besnik Tahiri ka thënë se Alex ëhiting, ish-z...
-
Veton Elshani nga sot me detyrë të re në Policinë e Kosovës
E hëna e 2 nëntorit po përcjellet me zhvillime të rëndësishme në Policinë e K...
-
Urime, pas një dështimi, shteti siguron uniformat për gjeneratën e 63-të të Policisë së Kosovës, ceremonia të premten
Javën e kaluar dështoi mbajtja e ceremonisë së diplomimit të gjeneratës së 63...
-
Inspektorati ndalon punimet në një shtëpi private në Mitrovicë
Inspektorati i Punës ka bërë të ditur se ka ndaluar punimet në një shtëpi pri...

































