“Ajo e shkreta ish kan në rrezik për jetën, e ne s’e dinim” – I moshuari në protestë kërkon përgjegjësi për vra*sjen e Arlindës
Autori: Gazeta inFokus
10:07 | 30 October 2026
Një i moshuar që mori pjesë në protestën e sotme para Qeverisë së Kosovës ka reaguar me shqetësim për vrasjen e Arlinda Sylaj Zekajt, duke kritikuar mënyrën se si institucionet e trajtuan rastin e saj.
Ai ka vlerësuar sjelljen e policëve gjatë protestës, por ka kërkuar përgjegjësi nga zinxhiri komandues dhe zyrtarët që, sipas tij, dështuan ta mbronin Arlindën.
“Sot policia është sjellë shumë mirë, shumë qetë, dhe jemi krenarë me ta. Mirëpo, Qeveria po na detyron të përballemi me policinë”, është shprehur ai.
I moshuari ka thënë se zyrtarët përgjegjës duhet të japin llogari për veprimet dhe mosveprimet e tyre, duke theksuar se paguhen nga taksat e qytetarëve për t’i kryer detyrat.
Por pjesa më prekëse e reagimit të tij ishte kur foli për momentin kur Arlinda ishte kthyer në shtëpi, pavarësisht rrezikut që kishte raportuar.
“Ajo e shkreta ka qenë në rrezik për jetën, e ne as që e kemi ditur. I kanë thënë se e kanë për detyrë vetëm ta dërgojnë deri te dera. Po te cila derë? A e kanë ditur se aty mund ta priste hasmi?”, ka pyetur ai.
Sipas tij, policia është dashur të sigurohej që Arlinda nuk ishte në rrezik përpara se ta linte në shtëpi.
“Është dashur të kontrollohej e gjithë shtëpia, dhomat, podrumi e tavani, për t’u siguruar se ajo ishte e sigurt. Por ata vetëm e kanë dërguar deri te dera e burrit. Kush e ka marrë atë vendim? Kush e ka lejuar një gjë të tillë?”, ka deklaruar i moshuari.
Protesta e sotme para Qeverisë është organizuar për të kërkuar drejtësi për Arlindën dhe përgjegjësi nga institucionet që kishin qenë të përfshira në trajtimin e rastit të saj, para se ajo të vritej./Gazeta Infokus

T� tjera
-
Vuçetaj u ankua pas suspendimit, KPK-ja i kthen përgjigje: Neglizhenca e saj çoi në pasojat fatale për Arlinda Zekajn
Këshilli Prokurorial të enjten i ka suspenduar nga detyra kryeprokuroren e Pr...
-
Supremja shfuqizon vendimin e Sveçlës: Patentë-shoferët nuk mund të mbahen nga Policia më shumë se tetë ditë
Gjykata Supreme e Kosovës ka shpallur të paligjshëm dhe ka shfuqizuar paragra...
-
Tetë raste të dhụnës në familje, sụlmohen dy të mitura – një nënë me foshnjën përfundon në strehimore
Tetë raste të dhunës në familje janë evidentuar në raportin e fundit 24-orësh...
-
Festa e Nëntorit në ETC
Festa e Nëntorit në ETC Çmime Magjike, Kursime Fantastike! Festa e Nëntor...
-
Vra*sja e Arlindës, Hoti – Sveçlës e Gërvalles: Fshihuni pas hallkave por ato kanë emër, llogaridhënia është dorëheqje
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar ...
-
Ambasada Amerikane për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e qytetarëve amerikanë është prioritet
Arlinda Zekaj është gruaja e cila u vra në mënyrë mizore nga kunati i saj, Al...
-
Nga sul*met fizike te kërcënimet, tetë raste të dhu*nës në familje brenda një dite
Tetë raste të dhunës në familje janë raportuar dhe evidentuar në raportin 24-...
-
Dy gabime në kopertinën e raportit: Rasti i Arlinda Zekajt ishte raportuar si dhu*në në familje
Dy gabime janë evidentuar që në kopertinën e raportit lidhur me rastin e Arli...
-
Ish-bashkëshorti e largon nga shtëpia gruan bashkë me foshnjën, ajo dërgohet në strehimore
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
“Gjithmonë arsyetime për të mos dhënë llogari”- Leonida Molliqaj godet pushtetin pas vrasjes së Arlinda Zekajt: “SHKARKIM!”
Drejtoresha ekzekutive e organizatës QIKA, Leonida Molliqaj, ka reaguar pas d...
-
Rrezarta Krasniqi kërkon dorëheqjen e Kurtit dhe qeverisë pas vras*jes së Arlinda Zekajt: Koha për mobilizim kombëtar
Rrezarta Krasniqi, ka reaguar ashpër pas vrasjes së Arlinda Zekajt, duke kërk...
-
Gërvalla tenton të sqarohet për deklaratën për Arlindën: Reagimi im ishte ndaj asaj që tha deputetja Time Kadrijaj
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka tentuar ta sqarojë deklaratën e s...


































