Lajme

Nuk ndalen protestuesit, shtyjnë policinë që të hyjnë në zyrën e Kurtit, hedhin edhe me vezë

Autori: Gazeta inFokus 09:27 | 30 October 2026

Tensione janë krijuar para objektit të Qeverisë së Kosovës, ku protestuesit që po kërkojnë drejtësi për Arlinda Sylaj Zekajn kanë shtyrë pjesëtarët e Policisë, në përpjekje për të hyrë në objektin ku ndodhet zyra e kryeministrit Albin Kurti.

E gjithë kjo po ndodh derisa brenda objektit të Qeverisë po vazhdon konferenca për media e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Protestuesit po kërkojnë përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlindës, e cila kishte kërkuar mbrojtje nga institucionet përpara se të vritej.

-Advertisement-

Rasti i saj ka nxitur reagime të shumta dhe protesta në Prishtinë, ku qytetarët po kërkojnë llogaridhënie nga institucionet përgjegjëse për trajtimin e rastit.

Protestuesit po insistojnë se përgjegjësia nuk duhet të përfundojë vetëm me suspendimin e zyrtarëve, por duhet të ketë edhe përgjegjësi konkrete për lëshimet e mundshme institucionale./Gazeta Infokus

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy