Lajme

Protes*tuesit tentojnë të futen në objektin e Qeverisë, policia ua pamundëson hyrjen

Autori: Gazeta inFokus 09:09 | 30 October 2026

Para objektit të Qeverisë së Kosovës po mbahet një protestë, në të cilën po kërkohet drejtësi për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

Disa  nga protestuesit po tentojnë të futen brenda objektit të Qeverisë.

Ndërkohë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, pritet të mbajnë një konferencë për media.

-Advertisement-

Protestuesit kanë deklaruar se e konsiderojnë të drejtë të hyjnë brenda për të përcjellë nga afër konferencën, por një gjë e tillë u është pamundësuar nga Policia e Kosovës, e cila ka penguar hyrjen e tyre në objektin e Qeverisë.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy