Prot*esta për drejtësi për Arlinda Zekajn mbahet sot edhe në Pejë
Autori: Gazeta inFokus
08:46 | 30 October 2026
Përveç Prishtinës, protestë për drejtësi dhe përgjegjësi për rastin e Arlinda Zekajt do të mbahet të premten edhe në qytetin e Pejës. Protesta është thirrur për orën 12:00 dhe do të mbahet në sheshin “Skënderbe” në Pejë.
Pjesëmarrësit pritet të kërkojnë drejtësi për Arlinda Zekajn, e cila u vra nga ish-kunati i saj, pas problemeve me ish-bashkëshortin.
Protestat në Prishtinë janë shoqëruar me kërkesa për përgjegjësi dhe llogaridhënie për vrasjen e Zekajt.
Përveç suspendimeve që tashmë kanë ndodhur, qytetarët dhe aktivistet gra kanë kërkuar edhe dorëheqje e shkarkime të zyrtarëve përgjegjës.Në mesin e kërkesave të protestuesve janë përfshirë edhe dorëheqjet e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Kuvendi i Kosovës e ka themeluar një komision parlamentar për të hetuar nëse kishte mungesë veprimesh nga institucionet e sigurisë dhe drejtësisë në lidhje me vrasjen e Arlinda Zekajt ditë më parë, ndërkohë që autoritetet i kanë pezulluar 13 zyrtarë që ishin marrë me rastin e saj për dhunë në familje.Zekaj dyshohet se u vra nga kunati i saj më 25 tetor, ndërsa bashkëshorti i saj po mbahej në ndalim për kanosje ndaj saj.
Vrasja e saj, e cila ndodhi pavarësisht thirrjeve të saj të vazhdueshme për mbrojtje, ka nxitur zemërim të madh dhe protesta në vend.Në një seancë të enjten, Kuvendi e miratoi me 90 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim komisionin hetimor me 11 anëtarë, i cili ka për detyrë të zbardhë lëshimet e dyshuara zinxhirore të institucioneve në rastin e 49-vjeçares nga Vitomirica e Pejës.Komisioni detyrohet që ta përpilojë një raport përfundimtar me gjetjet e hetimit dhe t’ia paraqesë atë Kuvendin brenda një afati prej gjashtë muajve nga data e themelimit. Ky komision buron nga një rezolutë që Kuvendi e miratoi të hënën për hetimin e vrasjes së Zekajt dhe parandalimin e dhunës ndaj grave.

T� tjera
-
Rrezarta Krasniqi kërkon dorëheqjen e Kurtit dhe qeverisë pas vras*jes së Arlinda Zekajt: Koha për mobilizim kombëtar
Rrezarta Krasniqi, ka reaguar ashpër pas vrasjes së Arlinda Zekajt, duke kërk...
-
Gërvalla tenton të sqarohet për deklaratën për Arlindën: Reagimi im ishte ndaj asaj që tha deputetja Time Kadrijaj
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka tentuar ta sqarojë deklaratën e s...
-
“Keni iluzione”, Sveçla i drejtohet gazetarit: A po m’tregon cila është përgjegjësia e Qeverisë?
Përkundër shkeljeve të evidentuara në raportin për rastin e Arlinda Zekajt, m...
-
“Ajo e shkreta ish kan në rrezik për jetën, e ne s’e dinim” – I moshuari në protestë kërkon përgjegjësi për vra*sjen e Arlindës
Një i moshuar që mori pjesë në protestën e sotme para Qeverisë së Kosovës ka ...
-
Gërvalla: Prote*stuesit nuk janë kundër nesh, janë me Arlindën
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka komentuar protestat dhe kërkesat ...
-
Qytetarja, ministrave që s’dhanë dorëheqje: Qysh s’ju vjen turp, a keni gjak shqiptari?
Një qytetare u shpreh e shqetësuar pasi dy ministrat e Kurtit, ajo e Drejtësi...
-
Sveçla nuk e sheh dorëheqjen si zgjidhje: Jam me prote*stuesit, e kuptoj mllefin e tyre
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se nuk e sheh dor...
-
As Xhelal Sveçla nuk e mendon dorëheqjen
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se nuk e sheh dor...
-
Gërvalla: Nëse dorëheqja do të kontribuonte, do ta kisha dhënë
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka deklaruar se do të jepte dorëheqj...
-
Sveçla për rastin e vra*sjes së Arlinda Zekajt: Çdo neglizhencë institucionale duhet të marrë përgjigje para ligjit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se në rastin e vr...
-
Gërvalla kërkon përgjegjësi edhe nga Gazmend Muhaxheri për rastin e Arlinda Zekajt
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka kërkuar përgjegjësi edhe nga krye...
-
Sveçla: I kemi identifikuar 155 raste me rrezikshmëri të lartë, do t’i trajtojmë me seriozitet
Ministrja e Drejtësisë Donika Gërvalla dhe Ministri i Punëve të Brendshme Xhe...

































