Kabashi-Ramaj kërkon shkarkimin e ministrave pas vras*jes së Arlindës: Drejtësinë ia kemi borxh
Autori: Gazeta inFokus
11:20 | 29 October 2026
Deputetja e PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, ka kërkuar përgjegjësi institucionale pas vrasjes së Arlindës, duke kritikuar reagimin e institucioneve dhe duke kërkuar shkarkimin e ministrës së Drejtësisë dhe ministrit të Punëve të Brendshme, shkruan Gazeta Infokus.
Gjatë deklarimit të saj, Kabashi-Ramaj ka ngritur pyetjen se si është e mundur që një grua t’i drejtohet shtetit për mbrojtje dhe, megjithatë, të përfundojë e vrarë.
Ajo i është drejtuar edhe kryeministrit, i cili, sipas saj, kishte kërkuar llogaridhënie, duke theksuar se kanë kaluar 72 orë nga kërkesa e tij dhe se institucionet duhet të paraqesin një raport të plotë për përgjegjësitë dhe masat konkrete.
“Si është e mundur që një grua t’i drejtohet shtetit për mbrojtje e të përfundojë e vrarë?”, ka deklaruar Kabashi-Ramaj, duke shtuar se mungesa e një raporti të plotë do ta vinte në pikëpyetje vlerën e premtimeve për llogaridhënie.
Deputetja e PDK-së ka kërkuar si masë shkarkimin e ministrës së Drejtësisë dhe atij të Punëve të Brendshme, duke argumentuar se përgjegjësia e tyre nuk kufizohet vetëm në periudhat kur institucionet funksionojnë mirë, por duhet të shtrihet edhe në rastet kur sistemi dështon.
“Me e pakta që mund të bëni është shkarkimi i detyrueshëm i ministrit të Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme, sepse ata nuk janë aty vetëm kur punët shkojnë mirë, por edhe kur sistemi dështon”, ka theksuar ajo.
Në fund, Kabashi-Ramaj ka thënë se jeta e Arlindës nuk mund të kthehet, por drejtësia për të mbetet detyrim institucional dhe shoqëror.
“Fatkeqësisht, Arlindës nuk mund t’ia kthejmë jetën, por ia kemi borxh drejtësinë”, ka përfunduar deputetja.

T� tjera
-
Hoti-Muratit: Po gënjen, ti veç financat e tua i din – je abuzuesi më i madh
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka akuzuar ministri...
-
Avokati i Popullit për rastin e Alrindës: Shteti dështoi
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka deklaruar se në rastin e vrasjes së Arlind...
-
Krasniqi kërkon dorëheqjen e Kurtit, Sveçlës dhe Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt: Drejtësi për Arlinda Zekajn!
Rrezarta Krasniqi, ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Albi...
-
“Jeni tu m’pengu, jam i nxanë me punë”, Togeri Faruk Muqolli nuk pranon të prononcohet për audioincizimet me Arlinda Zekajn
Togeri i Policisë në rajonin e Pejës, Faruk Muqolli, nuk ka pranuar të pronon...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon suspendimin e kryeprokurores Vuçetaj dhe prokurores Gacaferri
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka iniciuar procedurë disiplinore d...
-
FSK-së i mbërrijnë 12 kamionë ushtarakë nga Gjermania
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se Forca e Sigurisë së Kosov...
-
Paga e 13-të, Murati: Punëtorët e RTK-së nuk janë në listën e Thesarit
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se punëtorët e Radiotelevizion...
-
Bajrami i kërkon Qeverisë t’u tregojë qytetarëve sa para humbi Kosova nga Plani i Rritjes
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kërkuar nga Q...
-
Arrestohen dy të dyshuar për kri*me lu*fte në rastin e “Masa*krës së Padalishtës”
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, ka arrestuar dy pe...
-
Bajrami -Bashës: Po e kuptoj pse projektet s’kanë përfundu, i ke shpenzu 80 milionë euro e tash don me pa cilësinë e sasinë e punëve
Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka kritikuar mini...
-
Kurti, Sveçla dhe Gërvalla mungojnë në seancën plenare, Haxhiu tregon arsyet
Kryeministri Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe ...
-
Seanca e Apelit për rastin e Liridona Ademajt u mbyll për publikun, Kusari: Mesazh që rastet e femicidit s’gjykohen në transparencë
Në Gjykatën e Apelit në Prishtinë sot po mbahet seanca e mbyllur për publikun...






























