Lajme

Krasniqi kërkon dorëheqjen e Kurtit, Sveçlës dhe Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt: Drejtësi për Arlinda Zekajn!

Autori: Gazeta inFokus 12:50 | 29 October 2026

Rrezarta Krasniqi, ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Albin Kurti, ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, pas rastit të Arlinda Zekajt dhe audio-incizimit të saj në Policinë e Kosovës.

Përmes një reagimi, Krasniqi ka kritikuar mënyrën se si, sipas saj, institucionet po e trajtojnë rastin, duke e cilësuar atë si dështim të shtetit dhe duke shprehur pakënaqësi me raportimin me shkrim për këtë çështje.

“Qysh munden akoma me ndejt n’zyrë Albin Kurti, Xhelal Sveçla e Donika Gërvalla, pas audio-incizimit të Arlinda Zekajt në Policinë e Republikës? Këtu ka ra shteti”, ka shkruar Krasniqi.

-Advertisement-

Ajo ka kritikuar gjithashtu kryeministrin Kurti për mënyrën se si, sipas saj, po trajtohet rasti, duke e akuzuar për minimizim të rëndësisë së vrasjes dhe të skandalit të lidhur me reagimin institucional.

Krasniqi ka kërkuar përgjegjësi politike për rastin, duke insistuar në dorëheqjen e menjëhershme të tre zyrtarëve të lartë të Qeverisë.

Në fund të reagimit, Krasniqi ka bërë thirrje për drejtësi për Arlinda Zekajn, duke e vendosur theksin te përgjegjësia e institucioneve për trajtimin e rasteve kur qytetarët kërkojnë mbrojtje nga shteti.

“Dorëheqje të menjëhershme. Drejtësi për Arlinda Zekajn!”, ka përfunduar Krasniqi./Gazeta Infokus

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy