Avokati i Popullit për rastin e Alrindës: Shteti dështoi
Autori: Gazeta inFokus
12:54 | 29 October 2026
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka deklaruar se në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt ka dyshime serioze për përgjegjësi të drejtpërdrejtë të shtetit, duke vlerësuar se institucionet nuk kanë bërë mjaftueshëm për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje.
Ai ka kërkuar zbardhjen e plotë të përgjegjësive, masa konkrete parandaluese dhe llogaridhënie nga autoritetet përgjegjëse.
Qelaj ka thënë se, ndonëse ende nuk është bërë një vlerësim përfundimtar i të gjitha rrethanave të rastit, faktet që po bëhen publike ngrenë shqetësime serioze për mënyrën se si institucionet kanë vepruar për ta mbrojtur viktimën.
“Ajo që mund të them në këtë fazë, kur ne ende nuk i kemi hetuar të gjitha detajet, është se duket shumë qartë që përgjegjësia e shtetit në këtë rast nuk është treguar në nivelin e duhur. Pra, shteti ka dështuar me i mbrojtë viktimat e dhunës në familje”, ka deklaruar Qelaj.
Ai ka theksuar se shqetësimi bëhet edhe më i madh për shkak se, sipas tij, dështimet e institucioneve nuk janë raste të izoluara, por probleme që janë përsëritur ndër vite, pavarësisht rekomandimeve dhe thirrjeve të vazhdueshme për ndërhyrje, raporton EO, transmeton Klankosova.tv.
“Më të rëndë këtë situatë e bën fakti që këto dështime dhe këto lëshime janë sistematike, janë të vazhdueshme dhe ndodhin përkundër thirrjeve, rekomandimeve dhe ngritjes së zërit për t’i kërkuar shtetit që ta ketë vëmendjen dhe seriozitetin e duhur në qasje. Institucionet duhet të marrin masa parandaluese, sepse kanë përgjegjësi direkte kur një person humb jetën pasi rastin e ka paraqitur para shtetit”, ka thënë ai.
Duke folur për rastet e vrasjeve të grave dhe dhunën në familje, Avokati i Popullit ka theksuar se institucionet publike duhet t’i marrin përgjegjësitë e tyre dhe të mos reagojnë vetëm pasi të ndodhin tragjedi.
Sipas tij, përmasat e problemit kërkojnë një qasje më serioze dhe masa konkrete nga autoritetet përgjegjëse.
“Unë mendoj që nuk është koha të reflektojmë vetëm mbi bazën e pasojave, sepse ato janë tragjike. Vetëm këtë vit janë tetë raste të grave që janë vrarë. Besoj fuqishëm se autoritetet publike duhet t’i marrin përgjegjësitë, sepse për këtë janë të ngarkuara dhe për këtë u është dhënë besimi”, është shprehur Qelaj.
Ai ka rikujtuar se detyrimi i shtetit nuk përfundon vetëm me mosshkeljen e të drejtave të njeriut, por përfshin edhe obligimin për t’i mbrojtur ato në rastet kur ekziston rreziku i cenimit.
“Është përgjegjësi direkte e shtetit, sepse detyrimet pozitive të shtetit nuk janë vetëm të përmbahet nga cenimi i të drejtave të njeriut, por edhe të marrë masa për të garantuar respektimin dhe mbrojtjen e këtyre të drejtave sa herë që ato mund të cenohen”, ka deklaruar ai.
Qelaj ka thënë se Institucioni i Avokatit të Popullit ka trajtuar raste të ngjashme dhe u ka drejtuar rekomandime institucioneve përgjegjëse, përfshirë Policinë, Prokurorinë, gjykatat, Qeverinë, ministritë dhe komunat.

T� tjera
-
Suspendohet Kryeprokurorja e Pejës, Lumturije Vuçetaj
Prishtinë- Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në takimin e jashtëzakonshëm ...
-
Vra*sja e Arlinda Zekajt, prot*estë në Ferizaj
Në qendër të Ferizajt ka nisur protesta e dytë duke kërkuar llogari nga insti...
-
Prattipati në Presidencë për ta uruar Shiroka-Pulën, Presidentja i flet për “forcim bashkëpunimi”
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të ngarkuarën...
-
Rroga e 13-të, Bajrami i kërkon Muratit përgjigje, ministri: Do të jepet në fillim të vitit të ardhshëm
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka kërkuar min...
-
Hoti-Muratit: Po gënjen, ti veç financat e tua i din – je abuzuesi më i madh
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka akuzuar ministri...
-
Krasniqi kërkon dorëheqjen e Kurtit, Sveçlës dhe Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt: Drejtësi për Arlinda Zekajn!
Rrezarta Krasniqi, ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Albi...
-
“Jeni tu m’pengu, jam i nxanë me punë”, Togeri Faruk Muqolli nuk pranon të prononcohet për audioincizimet me Arlinda Zekajn
Togeri i Policisë në rajonin e Pejës, Faruk Muqolli, nuk ka pranuar të pronon...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon suspendimin e kryeprokurores Vuçetaj dhe prokurores Gacaferri
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka iniciuar procedurë disiplinore d...
-
FSK-së i mbërrijnë 12 kamionë ushtarakë nga Gjermania
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se Forca e Sigurisë së Kosov...
-
Paga e 13-të, Murati: Punëtorët e RTK-së nuk janë në listën e Thesarit
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se punëtorët e Radiotelevizion...
-
Bajrami i kërkon Qeverisë t’u tregojë qytetarëve sa para humbi Kosova nga Plani i Rritjes
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kërkuar nga Q...
-
Arrestohen dy të dyshuar për kri*me lu*fte në rastin e “Masa*krës së Padalishtës”
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, ka arrestuar dy pe...































