Tahiri mbron Haradinajt: Është e ulët të lidhësh emrat e tyre me tragjedinë e Arlindës
Autori: Gazeta inFokus
11:03 | 29 October 2026
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka reaguar në Kuvend lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, duke kërkuar përgjegjësi institucionale dhe hetim penal, por edhe duke kritikuar atë që e cilësoi si përpjekje për përfitime politike nga kjo tragjedi.
Tahiri tha se vrasja e Arlindës ka tronditur gjithë vendin dhe ka prekur secilin prind që ka vajzë dhe secilin vëlla që ka motër.
“Tragjedia e cila ndodhi para disa ditësh nga vrasja barbare, e cila e tronditi një komb, një shtet, e cila nuk po e lë rehat secilin prind që ka vajzë, secilin vëlla që ka motër, është tragjedi e cila kërkon veprim të shpejtë institucional e shtetëror, përgjegjësi, hetim penal dhe mbi të gjitha përgjegjësi nga institucionet”, deklaroi Tahiri, transmeton Klankosova.tv.
Ai kritikoi, siç tha, përpjekjet e disa politikanëve për të përfituar politikisht nga rasti, duke kërkuar që hetimet të lihen të zhvillohen pa ndërhyrje dhe pa akuza të pambështetura në prova.
“Përfitimi i ulët politik i cili synohet të fitohet nga një tragjedi e cila e ka goditur secilin njeri normal në këtë vend. Është e ulët që në çfarëdo rrethane, pa pasë evidencë, secili prej nesh të mundohet të përfitojë politikisht nga një tragjedi, nga një trup që ende s’ka qenë në dhe”, u shpreh ai.
Tahiri kritikoi edhe deklaratat e deputetëve të tjerë lidhur me figurat politike të Dukagjinit, përfshirë Ramush dhe Daut Haradinajn, duke i cilësuar si të padrejta akuzat që, sipas tij, bëhen pa prova.
“Qysh ka mundësi Taulant me dalë me lexu fjalim në foltore e me u sjellë e pështjellë rreth të fortëve të Dukagjinit, për çka që ka dalë dikush një foto? Po ju deputetë që jeni të Dukagjinit, kur të hysh në konak të Dukagjinit e dini që çka ka, shpirt ta qet në sofër, edhe do me bo foto. E mu qu me lidh e me pshtjellë një njeri e një deputet, që e dini mirë kush është Ramush e Daut Haradinaj, është e ulët”, tha Tahiri.
Ai foli edhe për deklaratat e deputetes Arjeta Fejza lidhur me dhunën në familje dhe akuzat që, sipas tij, ishin bazuar në informacione të raportuara në media.
“Arjeta Fejzës, nuk mujsha me dëgju një grua që flet për të drejta të grave, thoshte në parlament ekziston dikush, një ish-kryeministër që akuzohet për dhunë në familje, që ka thanë kam dëgju në media. A e dini çka shoh në media, për Sveçlën që ka nejt me një vrasës, tash me akuzu Sveçlën, e që kam pa Kurtin me Naim Murselin, që s’di a është e vërtetë, a fake a çka”, deklaroi ai.
Deputeti kërkoi që rasti të mos përdoret për akuza politike dhe që përgjegjësia të përcaktohet përmes hetimeve.
“Mos bëni kështu se po bëni dëm, e kuptoj që doni me shty përpara. Nuk mundeni, sepse Dukagjini e njeh kush është Ramush e Daut Haradinaj, sikur që e dinë që ka njerëz të pafytyrë. Lenja hetimit, mos e helmoni, nëse ka dikush dhimbje për Arlindën kemi ne. Shikoni kush ka qenë rreth varrit të saj”, përfundoi Tahiri.
Deputeti theksoi se rasti kërkon veprime konkrete nga institucionet dhe përgjegjësi përmes procedurave hetimore, duke kundërshtuar shfrytëzimin e tragjedisë për përplasje politike.

T� tjera
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon suspendimin e kryeprokurores Vuçetaj dhe prokurores Gacaferri
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka iniciuar procedurë disiplinore d...
-
FSK-së i mbërrijnë 12 kamionë ushtarakë nga Gjermania
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se Forca e Sigurisë së Kosov...
-
Paga e 13-të, Murati: Punëtorët e RTK-së nuk janë në listën e Thesarit
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se punëtorët e Radiotelevizion...
-
Bajrami i kërkon Qeverisë t’u tregojë qytetarëve sa para humbi Kosova nga Plani i Rritjes
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kërkuar nga Q...
-
Arrestohen dy të dyshuar për kri*me lu*fte në rastin e “Masa*krës së Padalishtës”
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, ka arrestuar dy pe...
-
Bajrami -Bashës: Po e kuptoj pse projektet s’kanë përfundu, i ke shpenzu 80 milionë euro e tash don me pa cilësinë e sasinë e punëve
Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka kritikuar mini...
-
Kurti, Sveçla dhe Gërvalla mungojnë në seancën plenare, Haxhiu tregon arsyet
Kryeministri Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe ...
-
Seanca e Apelit për rastin e Liridona Ademajt u mbyll për publikun, Kusari: Mesazh që rastet e femicidit s’gjykohen në transparencë
Në Gjykatën e Apelit në Prishtinë sot po mbahet seanca e mbyllur për publikun...
-
Apeli i Speciales ua lejon Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit nga 7 mijë fjalë për ankesat ndaj aktgjykimit dënues
Dhoma e Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka miratuar pjesë...
-
Presidentja pret në takim Prattipatin, flet për partneritetin strategjik Kosovë-ShBA
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të ngarkuarën...
-
Burri ia mori jetën, Llalloshi përmend rastin e kushërirës së saj në Kuvend
Rasti i Arlinda Zekajt dhe dhuna ndaj grave ishin në fokus të një deklarimi n...
-
Fabrika e municionit në Gjakovë, Ramadani –Maqedoncit: Keni thanë se prodhimi fillon në fund të 2026, atje është ledinë
Deputeti i Aleancës, Burim Ramdani, gjatë seancës së Kuvendit, ka kritikuar m...
































