Lajme

Musliu: Nuk mund ta ndryshojmë të kaluarën e Arlindës, por mund ta ndryshojmë mënyrën se si shteti reagon kur një grua është në rrezik

Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 29 October 2026

Deputetja Ganimete Musliu ka kërkuar përgjegjësi të menjëhershme institucionale për zyrtarët që neglizhojnë rastet e dhunës në familje, duke theksuar se mosreagimi ndaj sinjaleve të rrezikut nuk duhet të trajtohet thjesht si gabim procedural, shkruan Gazeta Infokus,

Sipas Musliut, çdo zyrtar policor, prokuror, gjyqtar apo punëtor social që neglizhon sinjalet e dhunës duhet të përballet me shkarkim dhe ndjekje penale.

“Ta mbash uniformën e policit nuk të bën automatikisht të aftë për ta menaxhuar dhunën në familje. Mbi të gjitha, çdo zyrtar policor, prokuror, gjyqtar apo punëtor social që neglizhon sinjalet e dhunës duhet të përballet me shkarkim të menjëhershëm dhe ndjekje penale, sepse neglizhenca përballë dhunës nuk është gabim procedure, është bashkëfajësi në krim”, ka deklaruar Musliu.

-Advertisement-

Duke iu referuar rastit të Arlindës, deputetja ka theksuar rëndësinë e ndryshimit të mënyrës se si institucionet shtetërore reagojnë kur një grua është në rrezik.

“Nuk mund ta ndryshojmë të kaluarën e Arlindës, por mund ta ndryshojmë mënyrën se si shteti reagon kur një grua është në rrezik”, ka thënë ajo.

Musliu gjithashtu ka kundërshtuar përgjithësimin e rasteve të dhunës ndaj grave si faj kolektiv të burrave shqiptarë, duke bërë thirrje për bashkëpunim mes burrave dhe grave në luftimin e këtij fenomeni.

“Krimi ka emër individual dhe nuk mund t’i vishet si faj kolektiv burrave shqiptarë. Për ta mbrojtur këtë të vërtetë duhet të bëhemi bashkë burra dhe gra”, ka përfunduar Musliu.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy