Nëntë raste të dhun*ës në familje raportohen brenda 24 orëve, tetë prej viktimave gra
Autori: Gazeta inFokus
10:19 | 29 October 2026
Nëntë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve të fundit në raportin e sotëm të Policisë së Kosovës.
Shumica e viktimave janë gra, të cilat kanë raportuar dhunë fizike e psikike kryesisht nga partnerët e tyre.
Katër raste ndodhën vetëm në rajonin e Prishtinës.
Në Fushë Kosovë është arrestuar një burrë, i cili dyshohet se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima mori tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari u dërgua në mbajtje.
Ndërkohë, në Prishtinë një burrë u arrestua për dhunë psikike ndaj gruas me të cilën bashkëjetonte, një tjetër u arrestua pasi kishte kërcënuar me video të dashurën e tij. Në një rast tjetër, një burrë dyshohet se ka sulmuar vajzën e tij, por sipas policisë, ai “s’është takuar”.
Edhe në Kamenicë u arrestua një burrë për dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Viktima mori tretman mjekësor, i dyshuari u dërgua në mbajtje.
Në Novobërdë një burrë u arrestua pasi kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij të mitur dhe me çrregullime mendore.
Në Deçan një grua raportoi në polici se bashkëshorti i saj në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj.
“I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti gjatë intervistimit ka deklaruar se posedon një armë automatike”, tha policia. Ai më pas u lirua në procedurë të rregullt.
Në Pejë një grua dyshohet se u sulmua fizikisht nga vëllai i saj pas një mosmarrëveshje që kishin në familje.
“Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, tha policia.
Ndërkaq, në Malishevë është arrestuar një grua pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor e ka kanosur djalin e saj. E dyshuara u dërgua në mbajtje.
Raportet e policisë për dhunën në familje brenda 24 orëve të fundit:
DHUNË NË FAMILJE
· Fushë Kosovë 28.10.2026 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak të dyshimit se e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
· Prishtinë 28.10.2026 – 14:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin ka qenë në lidhje bashkëjetesë viktima, kishte ushtruar dhunë psikike ndaj saj. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
· Prishtinë 27.10.2026 – 21:00. Me 28.10.2026, është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e kishte sulmuar vajzën e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari nuk është takuar.
· Prishtinë28.10.2026 – 14:11. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka kërcënuar me video incizime viktimën femër kosovare me të cilën ishte në lidhje dashurie. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
· Kamenicë 28.10.2026 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti dyshohet se e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
· Novobërdë 28.10.2026 – 15:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij të mitur dhe me çrregullime mendore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajte për 48 orë.
DHUNË NË FAMILJE & ARMËMBAJTJE PA LEJE
Deçan 28.10.2026 – 11:40. Është raportuar se bashkëshortja, në vazhdimësi ka dhunë psikike nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti gjatë intervistimit ka deklaruar se posedon një armë automatike. Njësia policore ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit ku e ka sekuestruar një armë automatike me një karikator të zbrazët. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
Pejë 28.10.2026 – 18:30. Është raportuar se viktima femër kosovare, pas një mosmarrëveshje në familje, është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
Malishevë 28.10.2026 – 22:15. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor e ka kanosur djalin e saj. Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë.

T� tjera
-
Mbyllet për publikun seanca në Apel për rastin e Liridona Ademajt
Seanca në Gjykatën e Apelit, ku po shqyrtohen ankesat ndaj dënimeve për vrasj...
-
Nëntë vjet burgim për të miturin që vrau me thi*kë djalin e axhës në Kobaj të Prizrenit
Gjykata Themelore në Prizren e ka dënuar me nëntë vjet burgim një të mitur, m...
-
Ankesa kundër dënimit të përjetshëm, Naim Murseli dërgohet në Apel
Naim Murseli, i dënuari më burgim të përjetshëm në shkallë të parë për vrasje...
-
Osmani për rastin e Arlindës: Shkarkimet nuk mjaftojnë, duhet të ketë përgjegjësi penale
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas rastit të Arlinda Zek...
-
Kabashi-Ramaj kërkon shkarkimin e ministrave pas vras*jes së Arlindës: Drejtësinë ia kemi borxh
Deputetja e PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, ka kërkuar përgjegjësi institucionale...
-
Skenderaj: Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF, Policia nis hetimet
Një person është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Fami...
-
Dënohet me 30 vjet burg i akuzuari për vra*sjen e rëndë në Prizren
Gjykata Themelore në Prizren e ka dënuar me 30 vjet burgim A.G.-në, i cili u ...
-
Deklaratat për Haradinajt, Tahiri – Kelmendit e Fejzës të VV: Po bëni dëm- A e dini çka shoh në media për juve bre?
Besnik Tahiri, deputet i Aleancës, ka kritikuar deputetët e Vetëvendosjes, Ta...
-
Hoxha: Kosova ta mbrojë të vërtetën e luf*tës çlirimtare përmes diplomacisë kulturore dhe publike
Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka kërkuar që Kosova të ndërtojë një strateg...
-
Tahiri mbron Haradinajt: Është e ulët të lidhësh emrat e tyre me tragjedinë e Arlindës
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka reaguar në Kuvend lidhur me vrasjen e ...
-
Abrashi i LVV-së thotë “e mbështesim prote*stën”, prote*stuesit kërkojnë dorëheqjen e Gërvallës e Sveçlës
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi kërkoi hetim penal për përgje...
-
KPK-ja mblidhet sot për vra*sjen e Arlinda Zekajt, diskutohet raporti për veprimet e Prokurorisë së Pejës
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) do të mblidhet sot në orën 13:00, ku do ...

































