Lajme

Një e mitur në Pejë raporton se ka kryer marrëdhënie seks*uale me një person, i dyshuari arrestohet dhe ndalohet për 48 orë

Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 29 October 2026

Një e mitur ka raportuar dje në Policinë e Pejës se ka kryer marrëdhënie seksuale me një person.

Policia e Kosovës, në raportin e saj 24-orësh, thotë se i dyshuari është arrestuar dhe është ndaluar për 48 orë, ndërsa viktimës i është bërë një ekzaminim mjekësor dhe është dërguar në strehimore.

“Pejë  27.10.2026 – 21:00.  Me 28.10.2026 viktima e mitur ka raportuar se ka pasur  marrëdhënie seksuale me të dyshuarin. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim  të prokurorit  është dërguar në mbajtje për 48-orë, ndërsa viktima pas ekzaminimit mjekësor është dërguar në strehimore”, thuhet në raport.

-Advertisement-

Rasti, thotë Policia, “vazhdon të hetohet”.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy