Lajme

Aksidentet rrugore në Shqipëri: 1508 persona të lënduar gjatë nëntë muajve të vitit 2026

Autori: Gazeta inFokus 21:47 | 27 October 2026

Statistikat zyrtare për periudhën janar-shtator të vitit 2026 tregojnë një rritje të numrit të aksidenteve rrugore në Shqipëri. Sipas raportit të fundit, gjatë këtyre nëntë muajve janë regjistruar 1,090 aksidente, shifër kjo që shënon një rritje prej 6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur ishin regjistruar 1,028 aksidente.

Në këto ngjarje rrugore, numri i personave të vrarë ose të plagosur ka arritur në 1,508, krahasuar me 1,441 persona gjatë nëntë muajve të vitit 2025. Kjo shifër përfaqëson një rritje prej 4.6% të personave të përfshirë në aksidente.

Tirana vazhdon të mbajë numrin më të lartë të aksidenteve në shkallë vendi, me 401 raste të regjistruara gjatë kësaj periudhe, krahasuar me 306 raste në vitin 2025. Kjo shifër tregon një rritje prej 31% për kryeqytetin, i cili përqendron rreth 37% të totalit të aksidenteve në nivel kombëtar. Numri i personave të vrarë dhe të plagosur në Tiranë ka shkuar në 493, nga 382 që ishte një vit më parë.

-Advertisement-

Pas Tiranës, qarku i Durrësit ka regjistruar rritjen më të ndjeshme të aksidenteve. Në të kundërt, raporti zyrtar evidenton një rënie të numrit të aksidenteve në disa qarqe të tjera, si Shkodra, Dibra, Berati dhe Korça.

Vetëm gjatë muajit shtator janë regjistruar 107 aksidente rrugore. Sipas të dhënave, në 90% të rasteve, shkaktarë të aksidenteve kanë qenë drejtuesit e mjeteve.

Sa i përket grupmoshave, të rinjtë deri në 24 vjeç rezultojnë të jenë kategoria me peshën më të lartë në aksidentet e regjistruara. Ky grup moshë përbën 27.1% të totalit të aksidenteve të ndodhura në vend gjatë kësaj periudhe nëntëmujore.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy