Lajme

Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim

Autori: Gazeta inFokus 16:54 | 26 Tetor 2026

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arlinda Zekajt gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, duke kujtuar letrën që viktima ua kishte drejtuar institucioneve pak ditë para se të vritej.

Haxhiu ka rikujtuar se më 22 tetor, Arlinda Zekaj i ishte drejtuar Prokurorisë Themelore në Pejë me një kërkesë urgjente për mbrojtje, ndërsa në fund të letrës kishte shkruar fjalë që sot marrin një kuptim tragjik.

“Më 22 tetor, Arlinda Zekaj iu drejtua Prokurorisë Themelore në Pejë me një kërkesë urgjente dhe në fund të letrës së saj shkroi: ‘Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta ime’”, ka deklaruar Haxhiu.

-Advertisement-

Ajo ka theksuar se më 25 tetor, Arlinda u vra në shtëpinë e saj, ndërsa paralajmërimi i saj tashmë është kthyer në një realitet tragjik.

“Sot, fjalët e saj tingëllojnë si një paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim. Një grua ka humbur jetën, një djalë ka humbur nënën dhe një nënë ka humbur të bijën”, ka thënë Haxhiu.

Deklarata e saj u bë gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, të thirrur për të diskutuar rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt dhe përgjegjësinë e institucioneve për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje./Gazeta Infokus

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy