Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Autori: Gazeta inFokus
11:16 | 26 Tetor 2026
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është paralajmëruar një protestë kombëtare në Prishtinë, përmes së cilës kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare.
Sipas njoftimit të shpërndarë në rrjetet sociale, protesta do të mbahet të mërkurën, më 28 tetor, duke filluar nga ora 16:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”.
“Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”, është mesazhi kryesor i protestës.
Kjo protestë vjen pas vrasjes së Arlinda Zekajt, e cila u gjet pa shenja jete mbrëmjen e 25 tetorit në Vitomiricë të Pejës. Për vrasjen e saj dyshohet kunati, ndërsa rasti ka nxitur reagime të shumta lidhur me trajtimin e viktimave të dhunës në familje nga institucionet përgjegjëse.
Tri ditë para se të vritej, Zekaj u ishte drejtuar institucioneve duke kërkuar mbrojtje urgjente, pasi kishte shprehur shqetësimin se jeta e saj ishte në rrezik.
Vrasja e saj ka rikthyer në vëmendje çështjen e sigurisë së grave në Kosovë dhe përgjegjësinë e institucioneve për parandalimin e dhunës në familje.
Arlinda Zekaj është gruaja e tetë e vrarë në Kosovë që nga fillimi i vitit 2026./Gazeta Infokus

T� tjera
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...































