Fokus

Supozohej të ishte në paraburgim, ish aktivisti i VV-së, Shemsi Bahtiri i arrestuar për drogë publikon foto nga pishina e një vile?

Autori: Gazeta inFokus 15:22 | 23 Tetor 2026

Shemsi Bahtiri i arrestuar me 6 qershor të vitit 2025 në aksionin e madh të policisë me Prokurorinë Speciale të quajtur “Qielli i Thyer” ka publikuar në llogarinë  e tij në facebook në “story” një fotografi me pamje nga pishina e një vile, shkruan Gazeta Infokus.

Ky profil para arrestimit të tij ka qenë profili i tij, ku Bahtiri ndër të tjera ndante me publikun edhe aktivitetin e tij në Lëvizjen Vetëvendosje. Nuk dihet ende nëse i njëjti është liruar nga paraburgimi apo dikush tjetër menaxhon me faqen e tij në facebook.

Gazeta Infokus tashmë ka kontaktuar me Gjykatën Themeloren në Prishtinë dhe Prokurorinë Speciale për të marrë informacionet nëse Bahtiri vazhdon apo jo të jetë ende në paraburgim marrë parasysh që Gjykata kishte vlerësuar se lirimi i tyre do të mund të ndikonte procesin hetimor, proces ky i cili po vazhdon ende, por ende nuk ka marrë përgjigje.

-Advertisement-

Shemsi Bahtiri, ish aktivist i LVV-së dhe i afërt me një numër të madh ministrash e deputetësh në këtë parti  ishte arrestuar në mesin e 21 të dyshuarve të tjerë për trafikim ndërkombëtar më narkotikë. Atij dhe të tjerëve u ishte vendosur masa e paraburgimit.

Përveç arrestimit, Bahtirit i ishin sekuestruar të paktën 4 vetura dhe tri shtëpi/vila luksoze, të cilat i posedonte në lokacione të ndryshme në zonën e Prishtinës dhe të Ferizajt.

Po ashtu edhe Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Shqipëri kishte sekuestruar një apartament në Qerret të Kavajës, në pronësi të të dyshuarit Shemsi Bahtiri. Ndërhyrja e autoriteteve shqiptare erdhi pas një kërkese për ndihmë juridike dypalëshe të përcjellë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës. Sipas hetimeve të deritanishme, ekziston dyshimi i bazuar se kjo pasuri e paluajtshme në bregdetin shqiptar është produkt i pastrimit të parave të përfituara nga aktiviteti kriminal i trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, për të cilin Bahtiri u prangos gjatë operacionit masiv “Qielli i Thyer”.

Veprat pernale për të cilat ishin arrestuar të dyshuarit në vitin 2025 ishin “Krimi i organizuar”, “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve” dhe “Shpëlarje e parave”.

Zgjerimi i hetimeve: Pas arrestimit fillestar të 22 personave në qershor të vitit 2025, operacioni ka vazhduar me valë të reja arrestimesh (përfshirë edhe 7 persona të tjerë të arrestuar në shtator 2025), gjë që e mban procesin në fazë intensive të grumbullimit të provave.

Për shkak të natyrës së krimit (trafikim ndërkombëtar i drogës nga Amerika e Jugut dhe Turqia drejt BE-së) dhe vlerës së lartë të pasurisë së sekuestruar (rreth 80 milionë euro), gjykata kishte vlerësuar se lirimi i tyre do të rrezikonte procesin hetimor dhe të njetit u ishte caktuar masa e paraburgimit e cila më pas u ishte vazhduar disa herë.

Mbrojtja e të akuzuarve kishte dorëzuar ankesa kundër këtyre masave, duke bërë që rasti të shqyrtohej edhe në Departamentin Special të Gjykatës së Apelit, e cila kishte refuzuar ankesat dhe pati lënë në fuqi masën e paraburgimit.

Ende nuk është caktuar mbajtja e seancës së parë për shqyrtimin e këtij rasti, seancat e vetme të mbajtura janë ato për vazhdimin e paraburgimit kjo për shkak të dosjes voluminoze të cilën po e heton Prokoria Speciale.

Kujtojmë se pas arrestimit Lëvizja Vetëvendosje kishte reaguar duke u distancuar nga aktivisti Shemsi Bahtiri.

Menjëherë të nesërmen me 4 qershor, Komisioni Disiplinor i LVV-së kishte marrë vendim për ta përjashtuar atë nga anëtarësia e partisë pasi konfirmoi se ai ishte anëtar i tyre./Gazeta Infokus

Profili i Bahtirit:

 

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy