Lajme

Lushtaku për Shiroka-Pulën: Le të vendosin deputetët e PDK-së, për mua të kaloj ligji i Speciales

Autori: Gazeta inFokus 23:03 | 06 October 2026

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka deklaruar se vendimi për kandidaturën e Justina Shiroka-Pulës për presidente të Kosovës është në dorën e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Lushtaku ka thënë se ai nuk është kryetar i PDK-së dhe as deputet, prandaj vendimin për këtë çështje duhet ta marrin deputetët e kësaj partie.

“Unë nuk jam kryetar i partisë. Për mua duhet të kalojë ligji për Gjykatën Speciale. Qytetarët janë duke protestuar prej 18 ditësh. Unë nuk jam kryetar i partisë dhe as deputet. Le të vendosin ata për këtë kandidaturë”, ka deklaruar Lushtaku në Debat Plus.

-Advertisement-

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy