Kush është Justina Shiroka-Pula, ish-ministrja e PDK-së që Kurti e propozoi për presidente?
Autori: Gazeta inFokus
22:25 | 06 October 2026
Kryeministri Albin Kurti ka propozuar sonte Justina Shiroka-Pulën për postin e presidentes së Kosovës, duke kërkuar nga PDK-ja që ta mbështesë kandidaturën e saj.
Shiroka-Pula, 73-vjeçare, ka një karrierë të gjatë akademike dhe politike. Ajo ka përfunduar shkollën fillore dhe të mesme në Prishtinë, ndërsa në vitin 1976 ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë.
Studimet pasuniversitare në fushën e teorisë dhe politikës së zhvillimit ekonomik i përfundoi në vitin 1984 në Fakultetin e Shkencave Ekonomike në Zagreb. Më pas u doktorua në Universitetin e Prishtinës me tezën “Investimet demografike dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës”.
Karrierën profesionale e nisi në Bankën Popullore të Kosovës, ndërsa në vitin 1978 filloi angazhimin si ligjëruese në Fakultetin Ekonomik.
Sipas biografisë së saj të publikuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Shiroka-Pula ka marrë pjesë edhe në studime të posdoktoratës në Universitetin e Lincit në Austri dhe në Universitetin e Arizonës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe ka ndjekur trajnime profesionale në universitete të ndryshme të botës.
Pas luftës, ajo është angazhuar edhe në shoqërinë civile, veçanërisht në fushën e fuqizimit të grave, barazisë gjinore, zhvillimit të bizneseve dhe ndërmarrësisë.
Shiroka-Pula ka qenë e angazhuar edhe në politikë. Nga viti 2008 deri më 2011 ka qenë ministre e Energjisë dhe Minierave, ndërsa nga viti 2011 deri më 2014 ka qenë deputete e Kuvendit të Kosovës.
Aktualisht, ajo është kryetare e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK).
Emri i saj u propozua sonte nga Kurti në kuadër të diskutimeve për zgjedhjen e presidentit. Kurti i kërkoi publikisht kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, që partia e tij ta mbështesë Shiroka-Pulën, duke propozuar që në të njëjtën seancë fillimisht të votohet Ligji për Dhomat e Specializuara dhe më pas presidentja e re.

T� tjera
-
Çfarë është SEPA ku ka aplikuar Kosova për anëtarësim dhe çfarë përfitojnë kosovarët?
Lajme Çfarë është SEPA ku ka aplikuar Kosova për anëtarësim dhe çfarë përfit...
-
SHIFRA ALARMANTE të dhu*nës dhe vra*sjeve: Psikologia tregon pse përfundojnë në raste tragjike sikurse e ndjera Arlinda Zekaj
Rastet e dhunës në familje dhe vrasjet e fundit të grave në Kosovë kanë ngrit...
-
Patenta kthehet pas 8 ditësh, por ndalimi i vozitjes mbetet – ekspertët paralajmërojnë konfuzion te shoferët
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, i cili ...
-
“Si mund t’ia shpjegosh një fëmije pse nëna e tij s’kthehet më?” – emocionon vëllai i Erona Coklit në protestë
Në protestën mbarëkombëtare të mbajtur në Prishtinë kundër vrasjes së grave, ...
-
Arrestohen pesë persona për trafikim me nark*otikë në Prishtinë, sekuestrohen kok*ainë dhe marih*uanë
Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për përfshirje në trafi...
-
Momenti kur qytetari në Elbasan hidhet nga dritarja t’i shpëtojë flakëve pas shpërthimit
Pak ditë më parë, shpërthimi i një bombole gazi në një pallat në Elbasan shka...
-
Protesta për vrasjen e Arlinda Zekajt, hidhen tymuese para MD-së, kërkohet dorëheqja e Gërvallës, Sveçlës e Muhaxherit
Në Prishtinë po mbahet edhe sot protestë kundër vrasjes së grave. Protesta e ...
-
Çitaku: Janë arritur disa marrëveshje në takimin e grupit punues për strategjinë e apelit
Deputetja e PDK-së, njëherësh anëtare e grupit punues qeveritar për hartimin ...
-
Bullgaria kthen 19 tonë mollë nga Maqedonia për shkak të pesticideve të larta
Mbi 19 tonë mollë maqedonase do të asgjësohen, pasi analizat laboratorike kan...
-
Presidentja Shiroka Pula priti Besiana Kadarenë, në fokus trashëgimia e shkrimtarit
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim Besiana K...
-
23 zyrtarë korrektues nga Kosova fillojnë punën në burgjet e Danimarkës
Gjithsej 23 zyrtarë korrektues nga Kosova, të cilët më parë kanë ndjekur traj...
-
Drejtësi për Arlinda Zekajn, nis protesta në Prishtinë
Sot në Prishtinë mbahet protestë me kërkesën për drejtësi për Arlinda Zekajn,...




































