Lajme

Miftaraj kritikon qeverisjen: E lë shtetin pa President e institucione

Autori: Gazeta inFokus 21:54 | 06 October 2026

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka reaguar përmes një postimi lidhur me situatën politike dhe institucionale në vend.

Miftaraj ka kritikuar mënyrën e qeverisjes, duke përdorur gjuhë të ashpër ndaj, siç i ka quajtur ai, “oportunistëve” dhe “neo-jugosllavëve”.

“Kur e merr shtetin e gatshëm, e të mbush qeverinë me horra, neo-jugosllavë e oportunista, normal se nuk ke asnjë ndjenjë për faktin se e lë shtetin pa President e institucione”, ka shkruar Miftaraj.

-Advertisement-

Ai ka komentuar edhe raportet me Gjermaninë dhe Bashkimin Evropian, duke pretenduar se një qeverisje e tillë do t’u siguronte atyre një numër të madh të punëtorëve nga Kosova.

“Me rëndësi për vitin 2027, ky korrupsion qeverisje ia siguron Gjermanisë dhe BE-së, plus 45 deri 50 mijë punëtorë krahu, apo young europeans”, ka shkruar ai.

Në reagimin e tij, Miftaraj ka përmendur edhe UÇK-në, duke kritikuar ata që, sipas tij, mbështesin vazhdimin e kësaj mënyre të qeverisjes.

“E normal oportunistat dhe të paguarit nga kjo korrupsion qeverisje dalin kundër UÇK-së e për vazhdimin e kësaj mendësie korruptive”, ka shtuar Miftaraj.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy