Lajme

Dakaj krahason protestën e mbrëmshme me ato të LVV-së: “Atëherë protestuesit ishin më agresivë, mbrëmë s’dihej pse po ndërhynte Policia”

Autori: Gazeta inFokus 21:21 | 06 October 2026

Gazetari Shkëlzen Dakaj ka komentuar zhvillimet gjatë protestës së mbrëmshme në Prishtinë, duke thënë se ka pasur dallime të mëdha mes saj dhe protestave që dikur organizoheshin nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në emisionin “Context” në ATV, Dakaj tha se në protestat e mëhershme protestuesit kishin qenë më të ashpër dhe agresivë, ndërsa për ndërhyrjet e mbrëmshme të Policisë tha se në disa raste nuk ishte e qartë arsyeja.

“Nuk mundemi me mohu faktin që edhe në protestat kur i organizonte LVV-ja nuk ka pasur dhunë të Policisë. Mirëpo, këtu dallimi ka qenë esencial, sepse protestuesit në atë kohë kanë qenë më të ashpër dhe më agresivë”, tha Dakaj.

-Advertisement-

Ai u shpreh se fishekzjarrët mund të konsiderohen ndër veprimet më të ashpra të protestuesve, duke pretenduar se ato nuk ishin drejtuar nga Policia.

“Mbrëmë ishte e çuditshme, sepse të paktën në dy-tri raste aty nuk e dinte askush pse po ndërmerreshin ato sulme. E vetmja mënyrë, nëse konsiderohet protesta e dhunshme, janë ndoshta fishekzjarrët, e që nuk kanë shkuar as në drejtim të Policisë, por në drejtim të Qeverisë”, deklaroi ai.

Dakaj tha gjithashtu se, sipas vlerësimit të tij, kishte raste individuale të zyrtarëve policorë që shfaqën agresivitet ndaj protestuesve.

“Janë raste individuale të Policisë që kishin njëfarë agresiviteti me ushtru dhunë ndaj protestuesve”, tha Dakaj.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy