Lajme

Meliza Haradinaj: Në kurriz të UÇK-së po tentohet të ndërtohet skema e pushtetit absolut të VV-së

Autori: Gazeta inFokus 20:49 | 06 October 2026

Ish-ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj, ka reaguar lidhur me zhvillimet politike rreth votimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjes së Presidentit të Kosovës.

Përmes një postimi, Haradinaj ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po e kushtëzon votën për Ligjin në lexim të dytë me votën për Presidentin.

“VV-ja e bëri kusht votën për Ligjin në lexim të dytë me votën për Presidentin. Ky është kushtëzim politik dhe përgjegjësia për të është e VV-së”, ka shkruar ajo.

-Advertisement-

“Pra, në kurriz të UÇK-së, po tentohet të ndërtohet skema e pushtetit absolut të VV-së: me Glaukun ose me Feriden!

VV-ja e bëri kusht votën për Ligjin në lexim të dytë me votën për Presidentin. Ky është kushtëzim politik dhe përgjegjësia për të është e VV-së.

Por PDK-ja nuk mund të sillet sikur kjo ka ardhur nga qielli. PDK-ja ia hapi rrugën këtij kushtëzimi. VV-ja e pa këtë shkurtpamësi, e shfrytëzoi, dhe sot po e përdor në mënyrën më të turpshme.

Dhe çfarë po vendoset në mes të këtij pazari? UÇK-ja. Nëse përmes saj po kërkohet të krijohet terren për kapjen e institucioneve dhe konsolidimin e një pushteti absolut, atëherë kemi kaluar çdo vijë të kuqe.

UÇK-ja nuk mund të përdoret si monedhë politike. As për President, as për pushtet, as për Glauk, as për Feride, as për asnjë parti politike.

Ata që e kanë sjellë shtetin deri këtu duhet të mbajnë përgjegjësi.

UÇK-ja është themeli moral i Republikës. Nuk është çmim për pazare pushteti.”, ka shkruah Haradinaj.

 

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy