Lajme

Shtohen forcat policore të Qeveria pak orë para përfundimit të afatit për zgjedhjen e presidentit

Autori: Gazeta inFokus 20:44 | 06 October 2026

Kanë mbetur më pak se katër orë deri në përfundimin e afatit për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.

Deri më tani, ende nuk ka ndonjë kërkesë për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme, ku pritet të votohet për zgjedhjen e presidentit.

Ndërkohë, në shesh, protestuesit po kërkojnë nga deputetët e Kuvendit që të votojnë ligjin për Gjykatën Speciale.

-Advertisement-

Në këtë situatë, janë shtuar edhe forcat policore përreth Qeverisë dhe Kuvendit.

Në pamjet e siguruara nga IndeksOnline shihen një numër i madh i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të cilët janë drejtuar drejt objektit të Qeverisë.

Qytetarët kanë paralajmëruar se nuk do të rrinë duarkryq nëse deputetët nuk e votojnë ligjin për Gjykatën Speciale

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy