Lajme

Kurti sfidon Hamzën: Të deklarohet se PDK-ja voton Konjufcën ose Rushitin, sonte e thërrasim seancën

Autori: Gazeta inFokus 20:17 | 06 October 2026

Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar nga kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, që të deklarohet publikisht nëse deputetët e kësaj partie janë të gatshëm të votojnë sonte për president, duke përmendur Glauk Konjufcën dhe Feride Rushitin si dy prej kandidatëve.

Kurti tha se po pret që Hamza, të cilin sipas tij nuk po arrin ta takojë, të dalë publikisht dhe të konfirmojë mbështetjen e Grupit Parlamentar të PDK-së për njërin prej këtyre dy emrave.

“Pres që kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, të cilin nuk po arrij ta takoj, të dalë publikisht, por si unë, dhe të thotë që Grupi Parlamentar i PDK-së, që të gjithë, votojnë sonte për president Glaukun ose Feriden”, tha Kurti.

-Advertisement-

Ai shtoi se pas një deklarimi të tillë, LVV-ja është e gatshme që sonte ta thërrasë një seancë me dy pika të rendit të ditës.

“Pas një deklarimi të tillë të tij, ne e thërrasim seancën me 40 nënshkrime sonte: leximi i dytë për Gjykatën Speciale dhe votimi për president të ri të Republikës”, deklaroi Kurti./GazetaInfokus

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy