Lajme

LAJMI I FUNDIT: Pasi e refuzoi Sejdiu, Kurti propozon sërish Feride Rushitin dhe Glauk Konjufcën

Autori: Gazeta inFokus 20:05 | 06 October 2026

Kryeministri Albin Kurti ka folur sërish për çështjen e zgjedhjes së presidentit, duke deklaruar se Bekim Sejdiu mund të rikthehej në garë nëse Partia Demokratike e Kosovës do të jepte mbështetjen e saj.

Kurti tha se oferta e tyre për mbështetjen e Sejdiut është refuzuar nga PDK-ja, por se një përgjigje pozitive nga kjo parti, sipas tij, mund ta ndryshonte situatën.

“Pasi PDK-ja refuzoi ofertën tonë për ta mbështetur prof. Bekim Sejdiun, unë besoj që në rast të përgjigjes së tyre pozitive, Bekim Sejdiu do të rikthehej”, deklaroi Kurti.

-Advertisement-

Ai bëri të ditur se në tavolinë mbeten edhe dy emra të tjerë të propozuar më herët: Glauk Konjufca dhe Feride Rushiti.

“Pastaj i kemi edhe dy emra që i kemi prezantuar si kandidatë për president, Glauk Konjufca dhe Feride Rushiti, e që po ashtu janë aktualë nëse ka interesim nga opozita”, tha Kurti.

Deklarata vjen pasi Sejdiu ka rikonfirmuar publikisht tërheqjen e tij nga procesi për zgjedhjen e presidentit./GazetaInfokus

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy