Lajme

“Albin, eja në Kuvend ndali lojërat kanë mbetur edhe pak orë”, Çitaku: Votojeni ligjin

Autori: Gazeta inFokus 18:47 | 06 October 2026

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka ftuar në Kuvend kryeministrin Albin Kurti për të votuar ligjin për Gjykatën Speciale.

“Kanë mbetur edhe pak orë. Ne jemi në Kuvend. Po ju presim, ju dhe të gjithë 91 deputetët që e votuan ligjin në lexim të parë. Eja dhe votoje ligjin.

Ky nuk është një favor për PDK-në. Është detyrim dhe nder për secilin prej nesh që ta mbrojmë UÇK-në, të kaluarën tonë dhe të ardhmen tonë”, ka shkruar Çitaku .

-Advertisement-

Reagimi i saj i plotë:

Albin,

Eja në Kuvend. Ndali lojërat. Kosova është më e madhe dhe më e rëndësishme se kalkulimet politike ditore.

Kanë mbetur edhe pak orë.

Ne jemi në Kuvend. Po ju presim, ju dhe të gjithë 91 deputetët që e votuan ligjin në lexim të parë.

Eja dhe votoje ligjin.

Ky nuk është një favor për PDK-në. Është detyrim dhe nder për secilin prej nesh që ta mbrojmë UÇK-në, të kaluarën tonë dhe të ardhmen tonë.

Mos vono më.

Eja në Kuvend. Votoje ligjin. Pa vonesë.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy