Lajme

Ramadani: Kurti dhe VV-ja po duan zgjedhje, takimet i kishin veç për foto e lajme

Autori: Gazeta inFokus 18:20 | 06 October 2026

Deputeti i AAK-së, Burim Ramadani, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike, duke pretenduar se kryeministri Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje synojnë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje.

“Nuk ka kandidat për President, sepse ai e ka rikonfirmuar tërheqjen. Ndërsa, Ligjin për Gjykatën Speciale nuk e miraton, sepse kështu ai ligj kthehet në pikën zero!”, ka shkruar Ramadani.

Ai ka thënë se AAK-ja ka qenë e bindur se VV-ja synon zgjedhje të reja dhe se për këtë arsye nuk është përfshirë, siç i quan ai, në “lojërat e tyre”.

-Advertisement-

“Gjithçka foli e të gjitha takimet i kishte veç për foto, veç për lajme. Zgjedhje po don, zgjedhje do të ketë!”, ka shkruar Ramadani.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy