Lajme

“Katrahurë politike, tik-tak edhe 6 orë”- Luigj Imeri ironizon zhvillimet për presidentin dhe Ligjin për Specialen

Autori: Gazeta inFokus 18:16 | 06 October 2026

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Luigj Imeri, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend, duke ironizuar deklaratat dhe qëndrimet e ndryshme rreth zgjedhjes së presidentit dhe votimit të Ligjit për Specialen.

Përmes një postimi, Imeri ka përmbledhur situatën përmes një dialogu ironik mes palëve politike dhe kandidatit të përmendur për president.

“Për besë, s’di njeri çka i thotë kësaj pune!”, ka nisur Imeri.

-Advertisement-

Ai ka vazhduar duke iu referuar qëndrimeve të shprehura gjatë ditës:

“Njëri thotë: Hajde, votone Presidentin, të paktën me gjysmën tuaj, ndaç me ta votu ligjin! Tjetri ia kthen: O, ju kam treguar dy herë: jam tërhequr dhe s’jam në RKS! Ky tjetri thotë: Nuk e ndryshojmë qëndrimin. Së pari ligji, pastaj flasim për Presidentin! E ai tjetri: Nuk jemi 11, por jemi 18! Nuk mundeni me na e bo axhendën!”

Sipas Imerit, në gjithë këtë situatë qytetari mbetet pa një përgjigje të qartë se çfarë po ndodh.

“E në fund, qytetari mbetet duke pyetur: Po mirë, çka po ndodh këtu?! Katrahurë! Tik-tak, tik-tak edhe 6 orë!”, ka shkruar Imeri.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy