Lajme

Pas intervistës për Infokusin, Bekim Sejdiu deklarohet sërish: Nuk e konsideroj veten pjesë të garës për president

Autori: Gazeta inFokus 18:06 | 06 October 2026

Bekim Sejdiu është deklaruar sërish lidhur me përmendjen e emrit të tij si kandidat për president të Kosovës, duke përsëritur publikisht qëndrimin që e kishte dhënë më herët në një intervistë për Gazetën Infokus: është tërhequr nga procesi dhe nuk e konsideron më veten pjesë të garës për kreun e shtetit.

Në reagimin e tij, Sejdiu ka bërë të ditur se më 14 shtator kishte njoftuar për tërheqjen nga procesi, pasi nuk ishte arritur marrëveshja politike dhe nuk ekzistonte mbështetja e nevojshme në Kuvend.

Ai ka treguar se ditëve të fundit ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me krerët e LDK-së, ndërsa për qëndrimin e tij thotë se e ka njoftuar edhe kryeministrin Albin Kurti.

-Advertisement-

“Kam njoftuar krerët e LDK-së dhe Kryeministrin Kurti se unë nuk e konsideroj veten pjesë të procesit të zgjedhjes së Presidentit, për arsye të mosarritjes së një marrëveshjeje politike dhe mungesës së përkrahjes së nevojshme në Kuvend”, ka deklaruar Sejdiu.

Ai ka falënderuar Kurtin dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për besimin dhe korrektësinë në komunikim, si dhe të gjithë ata që kanë shprehur mbështetje për kandidaturën e tij.

Në fund, Sejdiu ka shprehur shqetësimin për situatën politike në vend, duke bërë thirrje që këto momente të shërbejnë për reflektim “përtej inateve të ngushta dhe interesave personale”.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy