Jupolli: Kurti e propozoi Sejdiun pa folur me të, 30 minuta më vonë kandidatura i ra poshtë në Infokus
Autori: Gazeta inFokus
18:02 | 06 October 2026
Gazetari Fidan Jupolli ka reaguar pas zhvillimeve të sotme rreth zgjedhjes së presidentit, duke kritikuar mënyrën se si kryeministri Albin Kurti e riktheu emrin e Bekim Sejdiut si propozim për këtë post, ndërkohë që vetë Sejdiu, pak më vonë, konfirmoi ekskluzivisht për Gazetën Infokus se është tërhequr nga gara.
Jupolli e ka cilësuar konferencën e Kurtit si një prej konferencave më skandaloze të tij, duke ngritur pikëpyetje se si mund të propozohej Sejdiu për president pa pasur paraprakisht një dakordim me të.
“Dua të mbetem tek çështja e zotëri Kurti dhe Bekim Sejdiut. Është vetë fakti sot se pozicioni i zotëri Kurtit dhe menjëherë reagimi i Bekim Sejdiut të lë me kuptu që zotëri Kurti e ka nda mendjen me e çu vendin në zgjedhje. Ishte një ndër konferencat ma skandaloze të zotëri Kurtit, me huqje totale, e cila ende pa kalu as 30 minuta, e gjithë konferenca i ra poshtë”, ka thënë Jupolli.
Sipas tij, Kurti propozoi një person që ishte tërhequr më herët nga gara dhe që fillimisht ishte propozuar nga LDK-ja.
“Doli, propozoi Bekim Sejdiun, dikë që është tërhekë më herët nga kandidatura, e hala çka është ma e rëndë, Bekim Sejdiu, me sa e dimë na, ka qenë propozim i LDK-së. Doli zotëri Kurti, foli në emër të tij, në emër të LDK-së, hini në problematika të LDK-së, hini në ato dhe tha kandidat i yni është Bekim Sejdiu. Në rregull, të gjithë hamendësuam që është kthyer prapë në garë zotëri Sejdiu”, deklaroi ai.
Por, siç theksoi Jupolli, më pak se 30 minuta më vonë Sejdiu deklaroi për Gazetën Infokus se nuk ishte më kandidat.
“Nuk kalun 30 minuta, del Bekim Sejdiu, flet për Infokusin edhe thotë nuk jam më kandidat. Tash pyetje legjitime e secilit njeri në këtë vend thotë: kadale, nëse ti e ke pasë seriozisht, e ke blloku krejt sistemin edhe pe rrezikon vendin me çu në zgjedhje, kanë mbet dikun edhe pak orë, po del po e propozon për president, po del po i thu ajde vetë i 10-ti. Me të cilin ti nuk ke fol. Tash po i bjen kjo punë që Kurti nuk ka fol me Bekim Sejdiun”, ka thënë Jupolli.
Ai shtoi se, sipas tij, nuk kishte pasur diskutim paraprak me personin emri i të cilit u prezantua si propozim për president.
“Nuk ka pasë as diskutim me njerin të cilit ju ka laku emri, doli e shiti si ofertë dhe e propozoi si president, llogariti dhe u thirr në emër të votave të LDK-së dhe mas 30 minutave i bjen e gjithë kauza poshtë”, tha Jupolli.
Kritika e tij nuk u ndal vetëm te Kurti. Jupolli e cilësoi si “të mjerueshme” edhe deklaratën e PDK-së, pasi kryetari i saj, Bedri Hamza, deklaroi qëndrimin e partisë ndaj propozimit për Sejdiun, pa e përmendur faktin se vetë Sejdiu tashmë kishte deklaruar për Infokusin se nuk ishte kandidat.
“PDK-ja pati deklaratë të mjerueshme para 30 minutave. Po del Bekim Sejdiu, po thotë që nuk jam kandidat, dalin këta, mbajnë konferencë e marrin barrën, thonë na s’e votojmë Bekim Sejdiun. Përdorimi i emrit nuk është hera e parë që Kurti e bën një gjë të tillë”, përfundoi Jupolli./Gazeta Infokus

T� tjera
-
Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale
Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e...
-
Rinisin tensionet te Ministria e Arsimit, policia përdor spraj dhe autobotët me ujë ndaj protestuesve
Kanë rinisur tensionet mes protestuesve dhe forcave të policisë pranë Ministr...
-
371 kandidatë hyjnë në test për 34 pozita të prokurorëve të rinj, 10 vende të rezervuara për komunitetin serb
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka mbajtur testin kualifikues për 371 ka...
-
Kurti: Gjatë vitit 2025, në Kosovë u kthyen 171 mjekë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e edicionit të k...
-
Çfarë është SEPA ku ka aplikuar Kosova për anëtarësim dhe çfarë përfitojnë kosovarët?
Lajme Çfarë është SEPA ku ka aplikuar Kosova për anëtarësim dhe çfarë përfit...
-
SHIFRA ALARMANTE të dhu*nës dhe vra*sjeve: Psikologia tregon pse përfundojnë në raste tragjike sikurse e ndjera Arlinda Zekaj
Rastet e dhunës në familje dhe vrasjet e fundit të grave në Kosovë kanë ngrit...
-
Patenta kthehet pas 8 ditësh, por ndalimi i vozitjes mbetet – ekspertët paralajmërojnë konfuzion te shoferët
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, i cili ...
-
“Si mund t’ia shpjegosh një fëmije pse nëna e tij s’kthehet më?” – emocionon vëllai i Erona Coklit në protestë
Në protestën mbarëkombëtare të mbajtur në Prishtinë kundër vrasjes së grave, ...
-
Arrestohen pesë persona për trafikim me nark*otikë në Prishtinë, sekuestrohen kok*ainë dhe marih*uanë
Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për përfshirje në trafi...
-
Momenti kur qytetari në Elbasan hidhet nga dritarja t’i shpëtojë flakëve pas shpërthimit
Pak ditë më parë, shpërthimi i një bombole gazi në një pallat në Elbasan shka...
-
Protesta për vrasjen e Arlinda Zekajt, hidhen tymuese para MD-së, kërkohet dorëheqja e Gërvallës, Sveçlës e Muhaxherit
Në Prishtinë po mbahet edhe sot protestë kundër vrasjes së grave. Protesta e ...
-
Çitaku: Janë arritur disa marrëveshje në takimin e grupit punues për strategjinë e apelit
Deputetja e PDK-së, njëherësh anëtare e grupit punues qeveritar për hartimin ...

































