Lajme

Selimi reagon pas intervistës së Bekim Sejdiut për Infokusin: Sejdiu as që qenka në Kosovë dhe e mohon kandidaturën, e Kurti del me propozime të kota

Autori: Gazeta inFokus 17:57 | 06 October 2026

Ish-kryediplomati i Kosovës, Petrit Selimi, ka reaguar pasi Gazeta Infokus publikoi intervistën me Bekim Sejdiun, i cili deklaroi se është tërhequr nga gara për president.

Selimi ka komentuar edhe deklarimet e kryeministrit Albin Kurti, i cili sot përmendi sërish emrin e Sejdiut si kandidat të mundshëm për president.

Ai e ka quajtur Kurtin “humorist i vonshëm e i vonuar”, duke kritikuar propozimin e tij pak orë para përfundimit të afateve.

-Advertisement-

“Profesor Bekim Sejdiu as që qenka në Kosovë dhe e mohon që është kandidat për president më. Por ai humoristi i vonshëm e i vonuar, del me emra e me propozime t’kota pak orë para afateve, me gjujt pak hi syve – edhe me ba edhe pak hajgare se p’i pëlqen vetja kur po keshin me te”, ka shkruar Selimi./GazetaInfokus

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy