Lajme

Haradinaj: Gjithçka është bërë sipas skenarit të Kurtit, përgjigjen për zgjedhjet e jep Kushtetuesja

Autori: Gazeta inFokus 17:39 | 06 October 2026

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke akuzuar kryeministrin Albin Kurti se ka konsumuar qëllimisht kohën për formimin e institucioneve.

Në një konferencë për media, Haradinaj tha se, sipas tij, zhvillimet e deritanishme kanë ndodhur sipas një “skenari të Kurtit”.

“Gjithçka është bërë në bazë të skenarit të Kurtit. Sot ankohen se janë edhe shtatë orë, por prej 8 korrikut Kurti është kujdesur ta konsumojë kohën e të mos i formojë institucionet”, deklaroi Haradinaj.

-Advertisement-

Ai kritikoi gjithashtu faktin që procesi, sipas tij, është lënë deri në ditën e fundit të afatit.

“E çon në ditën e fundit, kur do të duhej të mbahej seanca për konstituimin e Kuvendit”, tha ai.

Sa i përket mundësisë që vendi të shkojë në zgjedhje, Haradinaj tha se përgjigjen përfundimtare për këtë çështje duhet ta japë Gjykata Kushtetuese.

“Përgjigjen për zgjedhjet e jep Gjykata Kushtetuese”, deklaroi Haradinaj./GazetaInfokus

 https://www.youtube.com/watch?v=aRkXPliXYB0

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy