Hekuran Muratit i ‘dhemb’ lajmi ekskluziv i Infokusit: U nxituan që ta rikonfirmojnë tërheqjen e Prof. Bekim Sejdiut
Autori: Gazeta inFokus
16:52 | 06 October 2026
Ministri Hekuran Murati ka reaguar pasi Bekim Sejdiu konfirmoi ekskluzivisht për Gazetën Infokus se është tërhequr nga gara për president dhe se për këtë vendim i ka njoftuar edhe kryeministrin Albin Kurti dhe drejtuesit e LDK-së.
Murati ka kritikuar Infokusin që kanë kërkuar rikonfirmimin e qëndrimit të Sejdiut, duke thënë se fillimisht duhet të merret përgjigjja e kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, për ofertën e bërë nga Kurti.
Sipas Muratit, nëse Hamza do ta pranonte ofertën, Kurti dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, më pas do të mund të bisedonin sërish me Sejdiun për ta bindur që të rikthehej në proces.
“Disa medie u nxituan që ta rikonfirmojnë tërheqjen e Prof. Bekim Sejdiut për President të Republikës në vend se ta marrin përgjigjen nga kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, për ofertën e re të Kryeministrit Kurti: edhe me vetëm gjysmën e grupit parlamentar të PDK-së që e votojnë qoftë edhe kundër Bekim Sejdiun për President, ne i japim votat tona për Projektligjin mbi Gjykatën Speciale në lexim të dytë! Të dashur gazetarë, pyeteni së pari Hamzën. Le të thotë Bedri Hamza PO, dhe sigurisht që me Prof. Bekim Sejdiun mund të shkojnë e flasin Kurti e Abdixhiku për ta bindur që të mos shkojë vendi në zgjedhje të reja”, ka deklaruar Murati.
Reagimi vjen në ditën e fundit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit, ndërsa Sejdiu i ka thënë Infokusit se nuk e konsideron më veten pjesë të këtij procesi dhe se këtë qëndrim ia ka komunikuar edhe Kurtit dhe LDK-së.
Nga deklarata e Muratit kuptohet se, sipas skenarit të paraqitur prej tij, fillimisht do të duhej të arrihej një dakordim me PDK-në dhe vetëm më pas Kurti e Abdixhiku të tentonin ta bindnin Sejdiun që të rikthehej si kandidat për president. E gjithë kjo pikërisht më 6 tetor, në ditën kur përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit dhe kur kanë mbetur vetëm edhe pak orë dhe Sejdiu nuk gjendet as në Kosovë. Gazeta Infokus/
ARTIKULLI I INFOKUS PËR TË CILIN KA REAGUAR MURATI:

T� tjera
-
Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale
Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e...
-
Rinisin tensionet te Ministria e Arsimit, policia përdor spraj dhe autobotët me ujë ndaj protestuesve
Kanë rinisur tensionet mes protestuesve dhe forcave të policisë pranë Ministr...
-
371 kandidatë hyjnë në test për 34 pozita të prokurorëve të rinj, 10 vende të rezervuara për komunitetin serb
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka mbajtur testin kualifikues për 371 ka...
-
Kurti: Gjatë vitit 2025, në Kosovë u kthyen 171 mjekë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e edicionit të k...
-
Çfarë është SEPA ku ka aplikuar Kosova për anëtarësim dhe çfarë përfitojnë kosovarët?
Lajme Çfarë është SEPA ku ka aplikuar Kosova për anëtarësim dhe çfarë përfit...
-
SHIFRA ALARMANTE të dhu*nës dhe vra*sjeve: Psikologia tregon pse përfundojnë në raste tragjike sikurse e ndjera Arlinda Zekaj
Rastet e dhunës në familje dhe vrasjet e fundit të grave në Kosovë kanë ngrit...
-
Patenta kthehet pas 8 ditësh, por ndalimi i vozitjes mbetet – ekspertët paralajmërojnë konfuzion te shoferët
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, i cili ...
-
“Si mund t’ia shpjegosh një fëmije pse nëna e tij s’kthehet më?” – emocionon vëllai i Erona Coklit në protestë
Në protestën mbarëkombëtare të mbajtur në Prishtinë kundër vrasjes së grave, ...
-
Arrestohen pesë persona për trafikim me nark*otikë në Prishtinë, sekuestrohen kok*ainë dhe marih*uanë
Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për përfshirje në trafi...
-
Momenti kur qytetari në Elbasan hidhet nga dritarja t’i shpëtojë flakëve pas shpërthimit
Pak ditë më parë, shpërthimi i një bombole gazi në një pallat në Elbasan shka...
-
Protesta për vrasjen e Arlinda Zekajt, hidhen tymuese para MD-së, kërkohet dorëheqja e Gërvallës, Sveçlës e Muhaxherit
Në Prishtinë po mbahet edhe sot protestë kundër vrasjes së grave. Protesta e ...
-
Çitaku: Janë arritur disa marrëveshje në takimin e grupit punues për strategjinë e apelit
Deputetja e PDK-së, njëherësh anëtare e grupit punues qeveritar për hartimin ...

































