Lajme

Kurti: Ta zgjedhim presidentin sonte dhe ju zotohem se të enjten kalon leximi i dytë

Autori: Gazeta inFokus 15:38 | 06 October 2026

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë një zotim të drejtpërdrejtë lidhur me votimin e presidentit dhe Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Gjatë deklarimit të tij, Kurti ka kërkuar që presidenti të votohet sonte, duke premtuar se më pas, të enjten në mëngjes, Ligji për Specialen do të hidhet në votim të dytë në Kuvend.

“Le ta votojmë presidentin sonte dhe unë këtu zotohem para jush se të enjten në mëngjes kalon në votim të dytë Ligji për Specialen”, ka deklaruar Kurti.

-Advertisement-

Kjo deklaratë e Kurtit vjen në një kohë kur në Kuvend po diskutohet si çështja e zgjedhjes së presidentit, ashtu edhe iniciativa për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Kurti ka theksuar më herët se çështja e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë është çështje e interesit shtetëror dhe kombëtar, duke kërkuar që ajo të trajtohet përtej ndarjeve partiake.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy