Lajme

Kurti: “Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza s’po do më të takohet me mua”

Autori: Gazeta inFokus 15:32 | 06 October 2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se çështja e Hagës do të marrë shumë kohë, shumë angazhim dhe shumë nerva.

Përmes një konferencë të jashtëzakonshme për media, tha se nuk do të bëhen mrekulli nëse votohet një projektligj.

“Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë në burg në Hagë ata janë dënuar në shkallë të parë ndërkohë sonte në mesnatë mund të shkojmë në zgjedhje këtu sikur nuk ka ndodhur asgjë, duhet kuptuar me sinqeritet se çështja atje do të marrë kohë dhe angazhim dhe do shumë nerva dhe nuk do të bëjmë kurrfarë mrekullie brenda natës pse votojmë një projektligj për këtë duhet të jemi të përgatitu të gjithë”, deklaroi kryeministri.

-Advertisement-

Po ashtu ai shtoi se PDK-ja nuk po dëshiron të takohet më me të.

“Kryetari i PDK-së Bedri Hamza spo do të takohet me mua, unë po ju drejtohem me këtë konferenë.”, ka deklaruar Kurti.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy