Lajme

“1999 refuzove uniformën, 2026 refuzove ligjin”

Autori: Gazeta inFokus 14:59 | 06 October 2026

Një grup qytetarësh janë mbledhur para objektit të Kuvendit të Kosovës, ku kanë shprehur kundërshtimin e tyre përmes pankartave, lidhur me Ligjin për Specialen në lexim të dytë, shkruan Gazeta Infokus.

Protestuesit kanë përcjellë mesazhe të drejtuara edhe ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke kërkuar që deputetët të mbështesin ligjin që lidhet me Dhomat e Specializuara.

Në pankarta shihen mesazhe si “Ai që nuk e voton ligjin është tradhtar”, ndërsa një tjetër përmban mbishkrimin “1999 – refuzove uniformën, 2026 – ligjin”.

-Advertisement-

Në mesin e protestuesve shihen edhe flamuj, ndërsa tubimi po zhvillohet në hapësirën para Kuvendit, nën masa sigurie.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy