Valë sulmesh kibernetike në Kosovë, eksperti Rizaj kërkon ndërhyrje urgjente të shtetit
Autori: Gazeta inFokus
19:50 | 26 September 2026
Një valë e gjerë e sulmeve kibernetike po vazhdon të godasë përdoruesit e rrjeteve sociale në Kosovë, duke prekur si llogaritë private, ashtu edhe ato të bizneseve.
Alarmin e ka ngritur eksperti i sigurisë kibernetike, Darsej Rizaj, i cili përmes një reagimi publik ka bërë të ditur se situata po përshkallëzohet dhe se ka përmasa shqetësuese në nivel vendi, transmeton Klankosova.tv.
Sipas Rizajt, hakerët po arrijnë të komprometojnë llogaritë madje edhe pasi pronarët e tyre arrijnë t’i rikthejnë ato.
Hakimi nacional po vazhdon! Edhe llogaritë private. Llogaritë edhe që po i kthejnë, po hakohen prapë! Si private, si të biznesit. Mbi 500 veta më kanë shkruar në Facebook. Kemi nevojë për intervenim shtetëror. Kjo është shumë serioze,” ka shkruar Rizaj.
Duke parë rrezikun e lartë të ekspozimit të të dhënave personale dhe ndjeshme, eksperti u ka bërë thirrje qytetarëve që të ndërmarrin masa të menjëhershme parandaluese për mbrojtjen e privatësisë së tyre.
Rizaj ka kërkuar reagim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse shtetërore dhe njësitë e krimeve kibernetike për të ndaluar këtë sulm masiv që po cenon sigurinë e qindra qytetarëve dhe bizneseve në vend.

T� tjera
-
Siguria dhe bashkëpunimi policor, Prattipati në takim me Sveçlën
E ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, ka zhvi...
-
“Po e shfaq mos dijen” – Tensione në Komisionin Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt, Rrahmani i PDK-së akuzon për pengim të hetimeve
Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt është ...
-
Komisioni për Legjislacion miraton katër marrëveshje me Suedinë e Belgjikën, opozita kërkon llogari nga Gërvalla
Komisioni për Legjislacion i Kuvendit të Kosovës ka miratuar katër projektlig...
-
Bankat bëhen më të kujdesshme me financimin e inteligjencës artificiale pas rënies së tregjeve
Disa banka dhe investitorë po bëhen më të kujdesshëm ndaj financimit të proje...
-
Komisioni Hetimor pranon raportin për rastin e Arlinda Zekajt, Rrahmani thotë se erdhi me vonesë
Komisioni Hetimor Parlamentar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt ka pranu...
-
Tregtim pa ndërprerje dhe kontrata pa skadim: Wall Street paralajmëron rreziqe
Zgjerimi në SHBA i kontratave financiare pa afat skadimi, të njohura si “perp...
-
Nisë mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt
Ka nisur mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprim...
-
Trump pret ndërmjetësin nga Katari, por marrëveshja me Iranin mbetet e vështirë
Presidenti amerikan Donald Trump pritet të takojë të hënën kryeministrin e Ka...
-
Bie çmimi i naftës për 4 centë, kreu i shoqatës paralajmëron ulje të tjera gjatë kësaj jave
Çmimi i naftës në Kosovë ka shënuar rënie prej 4 centësh, ndërsa ulje të tjer...
-
Tahiri: Të enjten në Kuvend do të debatohet për energjinë dhe shëndetësinë
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, pas mbledhjes së Kryes...
-
Pasi Kurti foli për 171 mjekë të kthyer, Këshilltari i Vitisë “saktëson”: 12 u kthyen në Kosovë, 159 janë licensuar
Durim Elshani, këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia ka mbrojtu...
-
Nagavci rreth Ligjit për Specialen: Po diskutojmë me PDK-në për të gjetur pajtueshmëri
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bër...
































