Alarmi i AUV-it: Mos e konsumoni “Flips Ketchup” 04/26 të prodhuesit Vipa/Pestova, tërheqet nga tregu një lot për alergjen të padeklaruar
Autori: Gazeta inFokus
18:28 | 26 September 2026
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershme nga tregu të produktit ushqimor “Flips Ketchup”, prodhues Vipa/Pestova, pasi është konstatuar prania e gjurmëve të alergjenit të qumështit, i cili nuk është deklaruar në etiketën e produktit.
AUV njofton se bëhet fjalë për linjën e prodhimit që datën e skadencës e ka deri më 11 shkurt 2027, shkruan Reporteri.net.
AUV njofton se gjatë kontrollit zyrtar në Slloveni është marrë mostër e këtij produkti, ku përmes analizave laboratorike është konstatuar prania e gjurmëve të qumështit
Tutje në njoftim AUV thotë se ka nisur procedurat e gjurmueshmërisë për prodhimin dhe shpërndarjen e produktit dhe se gjatë kontrollit te operatori është konstatuar se produkti ishte ende në stok.
AUV thotë se ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershme të produktit nga tregu dhe ka ndaluar shitjen apo distribuimin e sasisë së mbetur në depo.
Njoftimi i plotë:
Produkti ushqimore “Flips Ketchup” prodhues Pestova me datë skadimi 11.02.2027 tërhiqet nga tregu
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), përmes Sistemit Evropian të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF) nr. 2026.8267, është njoftuar për ndalim të një ngarkese me produktë: “Flips Ketchup” me datë skadimi 11.02.2027, prodhues PESTOVA L.L.C lidhur me mosdeklarimin e pranisë së alergjenit qumësht në produktin ushqimor.
Gjatë kontrollit zyrtar në Slloveni është marrë mostër e këtij produkti, ku përmes analizave laboratorike është konstatuar prania e gjurmëve të qumështit. Sipas vlerësimit të riskut të bërë në kuadër të njoftimit RASFF, produkti është vlerësuar si i pasigurt për konsumatorët e ndjeshëm ndaj alergjenit qumësht. AUV menjëherë ka nisur gjurmueshmerinë për prodhimin dhe tregtimin e produktit .
Inspektorati i AUV-së kanë realizuar menjëherë kontrolli zyrtar te operatori PESTOVA SHPK, me qëllim të verifikimit të rastit, konstatimit të gjendjes dhe ndërmarrjes së masave përkatëse, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Gjatë kontrollit është konstatuar se produkti “Flips Ketchup”, Lot FK 04/26, ishte i pranishëm në stok. I njëjti sipas dokumentacionit ishte prodhuar në sasi prej 20,406 pakosh dhe ishte eksportuar në disa vende.
AUV ka urdhëruar operatorin ekonomik tërheqjen e menjëhershme nga tregu të produktit me Lot FK 04/26. Po ashtu ka ndaluar shitjen apo distribuimin e sasisë në depo. Është vendosur masë kufizuese për prodhimi dhe vendosjen në treg të produktit të ri deri në kryerjen e analizave laboratorike për praninë e alergjenëve të qumështit dhe/ose korrigjimin e deklaracionit. Mbikëqyrja e zbatimit të urdhëresave do të përcillet deri në përfundim. Pas marrjes së rezultateve të analizave laboratorike, vendoset për fatin e produktet duke u mbështetur ne rezultate dhe vendosje të etiketimit-deklarimit të saktë të përbërësve në përputhje me ligjin.
Të dhënat e produktit:
•Nr. i njoftimit RASFF: 2026.8267
•Produkti: Flips Ketchup
•Prodhuesi: PESTOVA L.L.C., Kosovë
Lot: FK 04/26
•Data e skadimit: 11.02.2027
•Rreziku i identifikuar: prania e gjurmëve të alergjenit qumësht dhe mosdeklarimi i tij.
Thërrasim konsumatorin për vëmendje gjatë blerjes se produkteve ushqimore. Nëse e hasni produktin sipas të dhënave me lartë ne treg, të njoftoni menjëherë AUV-në . Po ashtu nëse të njëjtin e keni ne shtëpitë e juaj duhet ta ktheni ne piken e blerjes.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural përmes AUV-së është duke ndërmarrë të gjitha veprimet për garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve. Mbetemi të përkushtuara në monitorimin e vazhdueshëm të tregut dhe në zbatimin e masave të nevojshme mbi secilin dyshim qe paraqitet.

T� tjera
-
Siguria dhe bashkëpunimi policor, Prattipati në takim me Sveçlën
E ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, ka zhvi...
-
“Po e shfaq mos dijen” – Tensione në Komisionin Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt, Rrahmani i PDK-së akuzon për pengim të hetimeve
Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt është ...
-
Komisioni për Legjislacion miraton katër marrëveshje me Suedinë e Belgjikën, opozita kërkon llogari nga Gërvalla
Komisioni për Legjislacion i Kuvendit të Kosovës ka miratuar katër projektlig...
-
Bankat bëhen më të kujdesshme me financimin e inteligjencës artificiale pas rënies së tregjeve
Disa banka dhe investitorë po bëhen më të kujdesshëm ndaj financimit të proje...
-
Komisioni Hetimor pranon raportin për rastin e Arlinda Zekajt, Rrahmani thotë se erdhi me vonesë
Komisioni Hetimor Parlamentar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt ka pranu...
-
Tregtim pa ndërprerje dhe kontrata pa skadim: Wall Street paralajmëron rreziqe
Zgjerimi në SHBA i kontratave financiare pa afat skadimi, të njohura si “perp...
-
Nisë mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt
Ka nisur mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprim...
-
Trump pret ndërmjetësin nga Katari, por marrëveshja me Iranin mbetet e vështirë
Presidenti amerikan Donald Trump pritet të takojë të hënën kryeministrin e Ka...
-
Bie çmimi i naftës për 4 centë, kreu i shoqatës paralajmëron ulje të tjera gjatë kësaj jave
Çmimi i naftës në Kosovë ka shënuar rënie prej 4 centësh, ndërsa ulje të tjer...
-
Tahiri: Të enjten në Kuvend do të debatohet për energjinë dhe shëndetësinë
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, pas mbledhjes së Kryes...
-
Pasi Kurti foli për 171 mjekë të kthyer, Këshilltari i Vitisë “saktëson”: 12 u kthyen në Kosovë, 159 janë licensuar
Durim Elshani, këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia ka mbrojtu...
-
Nagavci rreth Ligjit për Specialen: Po diskutojmë me PDK-në për të gjetur pajtueshmëri
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bër...
































