Virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë: Si përhapet, cilat janë simptomat dhe si të mbrohemi?
Autori: Gazeta inFokus
13:45 | 26 September 2026
Nga 7 gushti deri më 18 shtator, në Kosovë u regjistruan shtatë raste të infektimit me virusin e Nilit Perëndimor, ndërsa dy persona humbën jetën.
Faik Hoti, specialist i shëndetit publik në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), thotë se rastet e regjistruara këtë vit janë kryesisht infeksione të marra brenda Kosovës.
Në podkastin 5 pyetje të Radios Evropa e Lirë, Hoti tregon se vetëm njëri nga personat e infektuar kishte histori udhëtimi jashtë Kosovës, ndërsa të tjerët, sipas anketave epidemiologjike, nuk kishin udhëtuar jashtë shtetit.
Si përhapet virusi i Nilit Perëndimor?
Njerëzit preken nga ky virus kur pickohen nga mushkonjat e infektuara.
“Burim i infeksionit janë shpezët e infektuara, ndërsa virusin nga shpezët e infektuara tek njeriu e sjellin mushkonjat”, thotë Hoti.
Ai thekson se virusi nuk transmetohet zakonisht nga njeriu te njeriu.
“Rastet kur kjo ndodh janë jashtëzakonisht të rralla, dhe janë kryesisht raste kur kemi të bëjmë me ndonjë lloj transplantimi, ose një lloj transfuzioni të gjakut, në situatat kur personi i infektuar i jep gjak dikujt tjetër, pa e ditur që vetë e ka infeksionin”, thotë Hoti në 5 pyetje.
Sipas tij, simptomat e para kanë të bëjnë me kokëdhimbje, me temperaturë, me ethe, me dhimbje në nyje, dhe me dhimbje në muskuj.
Kush është më i rrezikuar?
Virusi mund të prekë njerëzit e të gjitha moshave.
Megjithatë, “gjithmonë janë më të atakuar moshat e shtyra, për shkak se personat me moshë të shtyrë janë edhe me sëmundje shoqëruese, apo sëmundje kronike”, thotë Hoti për REL-in.
Hoti tregon se për të dyshuarit për infektim me virusin e Nilit Perëndimor janë të rëndësishme dy elemente: historia e udhëtimit dhe ekspozimi i drejtpërdrejtë ndaj mushkonjave.
Ai thotë se dyshimi për infektim rritet nëse një person ka udhëtuar gjatë verës në zona bregdetare me ujëra moçalike, është pickuar nga mushkonjat dhe më pas ka shfaqur temperaturë apo simptomat e tjera.
Si të mbrohemi nga infektimi?
Për parandalimin e infeksionit, rekomandohet shmangia e ekspozimit ndaj mushkonjave, përdorimi i rrjetave në dritare, dhe përdorimi i kremrave kundër pickimit nga mushkonjat kur qëndrohet në natyrë.
Aktualisht nuk ka vaksinë për njerëzit kundër virusit të Nilit Perëndimor.
“Shkenca, përkundër që është duke bërë hulumtime edhe mund të pritet që ndoshta në të ardhmen edhe të ketë, ende nuk ka arritur që të zhvillojë vaksinën kundër virusit të Nilit Perëndimor”, thotë Hoti.
Sipas tij, sezoni i virusit zakonisht fillon në muajin maj, arrin kulmin në gusht dhe shtator, kurse përfundon rreth tetorit.
Hoti thotë se vera e gjatë dhe temperaturat e larta mund të kenë ndikuar në shtimin e rasteve këtë vit në Kosovë.
Ai shton se ekziston rreziku të paraqiten raste të reja, megjithëse në IKSHPK presin që me rënien e temperaturave të ulet edhe përhapja e virusit. /REL

T� tjera
-
Sistemi i energjisë ajrore të erës të klasit 4,000 metra i Kinës përfundon fluturimin e parë provë urbane
Sistemi i Energjisë së Erës Ajrore Stratosferike S4000 (SAWES) i zhvilluar në...
-
LDK-ja i reagon Shiroka-Pulës për largimin e fotografisë së Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë nga Presidenca
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar ndaj presidentes Shiroka-Pula, ...
-
Siguria dhe bashkëpunimi policor, Prattipati në takim me Sveçlën
E ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, ka zhvi...
-
“Po e shfaq mos dijen” – Tensione në Komisionin Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt, Rrahmani i PDK-së akuzon për pengim të hetimeve
Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt është ...
-
Komisioni për Legjislacion miraton katër marrëveshje me Suedinë e Belgjikën, opozita kërkon llogari nga Gërvalla
Komisioni për Legjislacion i Kuvendit të Kosovës ka miratuar katër projektlig...
-
Bankat bëhen më të kujdesshme me financimin e inteligjencës artificiale pas rënies së tregjeve
Disa banka dhe investitorë po bëhen më të kujdesshëm ndaj financimit të proje...
-
Komisioni Hetimor pranon raportin për rastin e Arlinda Zekajt, Rrahmani thotë se erdhi me vonesë
Komisioni Hetimor Parlamentar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt ka pranu...
-
Tregtim pa ndërprerje dhe kontrata pa skadim: Wall Street paralajmëron rreziqe
Zgjerimi në SHBA i kontratave financiare pa afat skadimi, të njohura si “perp...
-
Nisë mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt
Ka nisur mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprim...
-
Trump pret ndërmjetësin nga Katari, por marrëveshja me Iranin mbetet e vështirë
Presidenti amerikan Donald Trump pritet të takojë të hënën kryeministrin e Ka...
-
Bie çmimi i naftës për 4 centë, kreu i shoqatës paralajmëron ulje të tjera gjatë kësaj jave
Çmimi i naftës në Kosovë ka shënuar rënie prej 4 centësh, ndërsa ulje të tjer...
-
Tahiri: Të enjten në Kuvend do të debatohet për energjinë dhe shëndetësinë
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, pas mbledhjes së Kryes...



































