Haradinaj kujton 28-vjetorin e Masakrës së Abrisë: Një ngjarje që la gjurmë të pashlyeshme
Autori: Gazeta inFokus
11:45 | 26 September 2026
Ish-kreu i Aleancës , Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 28-vjetorin e Masakrës së Abrisë së Epërme.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka kujtuar viktimat e kësaj masakre, duke e cilësuar atë si një ngjarje tragjike që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës.
“Sot, në përvjetorin e masakrës në Abri të Epërme, kujtojmë me dhimbje të thellë këtë ngjarje tragjike që la gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë. 28 vjet më parë, forcat serbe kryen një akt barbar ndaj familjes Deliu, duke ekzekutuar 23 anëtarë, nga foshnja disa muajshe deri te plaku 94 vjeçar. Ata ishin shqiptarë të pafajshëm që dëshironin vetëm të jetonin të lirë në trojet e tyre”, shkroi Haradinaj.
Ai ka përmendur edhe mësuesin Vesel Demaku dhe dy nxënësit e tij, Valdet Xhemajlin dhe Afrim Hajdarin, të cilët ranë duke luftuar kundër forcave serbe.
“Po atë ditë, mësuesi trim Vesel Demaku, së bashku me dy nxënësit e tij, Valdet Xhemajli dhe Afrim Hajdari, ranë duke luftuar me guxim kundër armikut, duke mbrojtur lirinë deri në frymën e fundit. Kosova e pagoi shtrenjtë okupimin me spastrim etnik, shkatërrime dhe humbje njerëzore. Por vullneti ynë për liri dhe pavarësi mbeti i palëkundur. Lavdi e përjetshme Martirëve të Abrisë dhe të gjithë atyre që sakrifikuan për Atdheu”, tha Haradinaj.

T� tjera
-
LDK-ja i reagon Shiroka-Pulës për largimin e fotografisë së Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë nga Presidenca
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar ndaj presidentes Shiroka-Pula, ...
-
Siguria dhe bashkëpunimi policor, Prattipati në takim me Sveçlën
E ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, ka zhvi...
-
“Po e shfaq mos dijen” – Tensione në Komisionin Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt, Rrahmani i PDK-së akuzon për pengim të hetimeve
Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt është ...
-
Komisioni për Legjislacion miraton katër marrëveshje me Suedinë e Belgjikën, opozita kërkon llogari nga Gërvalla
Komisioni për Legjislacion i Kuvendit të Kosovës ka miratuar katër projektlig...
-
Bankat bëhen më të kujdesshme me financimin e inteligjencës artificiale pas rënies së tregjeve
Disa banka dhe investitorë po bëhen më të kujdesshëm ndaj financimit të proje...
-
Komisioni Hetimor pranon raportin për rastin e Arlinda Zekajt, Rrahmani thotë se erdhi me vonesë
Komisioni Hetimor Parlamentar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt ka pranu...
-
Tregtim pa ndërprerje dhe kontrata pa skadim: Wall Street paralajmëron rreziqe
Zgjerimi në SHBA i kontratave financiare pa afat skadimi, të njohura si “perp...
-
Nisë mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt
Ka nisur mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprim...
-
Trump pret ndërmjetësin nga Katari, por marrëveshja me Iranin mbetet e vështirë
Presidenti amerikan Donald Trump pritet të takojë të hënën kryeministrin e Ka...
-
Bie çmimi i naftës për 4 centë, kreu i shoqatës paralajmëron ulje të tjera gjatë kësaj jave
Çmimi i naftës në Kosovë ka shënuar rënie prej 4 centësh, ndërsa ulje të tjer...
-
Tahiri: Të enjten në Kuvend do të debatohet për energjinë dhe shëndetësinë
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, pas mbledhjes së Kryes...
-
Pasi Kurti foli për 171 mjekë të kthyer, Këshilltari i Vitisë “saktëson”: 12 u kthyen në Kosovë, 159 janë licensuar
Durim Elshani, këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia ka mbrojtu...

































