Lajme

Të shtëna me ar*më në magjistralen Prishtinë–Ferizaj, tre persona të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 26 September 2026

Tre persona janë lënduar sot në orët e para të mëngjesit, pas të shtënave me armë zjarri në magjistralen Prishtinë–Ferizaj.

Këtë e ka konfirmuar për Infokus Enis Pllana, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prishtinës.

“Sot, rreth orës 05:00, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në magjistralen Prishtinë–Ferizaj. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar tre persona, dy prej të cilëve dyshohet se janë plagosur nga arma e zjarrit, ndërsa një person dyshohet se është lënduar nga një mjet i mprehtë. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Pllana për Infokus.

-Advertisement-

Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet relevante, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e mëtejme hetimore./Gazeta Infokus/

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy