PDK me tri kërkesa: Ndryshimi i ligjit për Hagën, mbështetje mbrojtjes së krerëve të UÇK-së dhe protesta
Autori: Gazeta inFokus
19:04 | 25 September 2026
Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës ka miratuar unanimisht një Deklaratë Politike lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe situatën politike e institucionale në vend.
Përmes kësaj deklarate, PDK kërkon nga Kuvendi votimin e Projektligjit të saj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, mbështetje të pakufizuar financiare, profesionale dhe teknike për ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, si dhe mbështet protestat kundër vendimeve të Dhomave të Specializuara.
Në deklaratë, KD-ja e PDK-së e cilëson aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së si “thellësisht të padrejtë dhe tendencioz” dhe kërkon që drejtësia të jetë e paanshme dhe e pandikuar politikisht.
Partia thotë gjithashtu se kundërshton çdo interpretim që, sipas saj, cenon karakterin çlirimtar të luftës së UÇK-së ose vendos barazime mes luftës së popullit të Kosovës për liri dhe politikës së regjimit serb.
“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë e drejtë, e cila u zhvillua në aleancë politike dhe strategjike me botën demokratike dhe përfundoi me përkrahjen e NATO-s dhe çlirimin e Kosovës”, thuhet në deklaratë.
PDK thekson se do të vazhdojë të mbështesë, sipas saj, përpjekjet për drejtësi për Thaçin, Veselin, Krasniqin, Selimin dhe bashkëluftëtarët e tyre, ndërsa paralajmëron angazhim për “mbrojtjen, dokumentimin dhe afirmimin e së vërtetës historike” për luftën e UÇK-së.
Tri kërkesat e PDK-së
Në pikën e parë, PDK i kërkon Kuvendit të shqyrtojë Projektligjin e dorëzuar nga kjo parti për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, si dhe legjislacionin dhe marrëveshjet që lidhen me funksionimin e këtij mekanizmi.
Sipas PDK-së, ky shqyrtim duhet të fokusohet në mundësitë kushtetuese dhe ligjore për forcimin e garancive procedurale, transparencës dhe përgjegjshmërisë institucionale.
“Pavarësia e drejtësisë duhet të respektohet plotësisht. Por, pavarësia nuk përjashton transparencën, standardet e gjykimit të drejtë dhe përgjegjshmërinë institucionale”, thuhet në deklaratë.
Në pikën e dytë, PDK kërkon nga Qeveria dhe Kuvendi që të sigurojnë mbështetje të pakufizuar financiare, profesionale dhe teknike për ekipet mbrojtëse të ish-krerëve të UÇK-së gjatë procedurave të mëtejshme, përfshirë procesin në Apel.
Partia kërkon gjithashtu angazhim përmes diplomacisë shtetërore dhe komunikimit me partnerët ndërkombëtarë, me qëllim që, sipas saj, të respektohen standardet më të larta dhe të sigurohet një proces i drejtë në procedurat e Apelit.
Pika e tretë lidhet me protestat. KD-ja e PDK-së deklaron se mbështet organizimet popullore kundër vendimeve të Dhomave të Specializuara dhe u bën thirrje qytetarëve të Kosovës që të marrin pjesë në to.
“PDK kërkon unitet dhe organizim në këtë përpjekje të përbashkët për mbrojtjen dhe afirmimin e së vërtetës historike për luftën tonë çlirimtare”, përfundon deklarata.

T� tjera
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Të mërkurën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe mëngjesit, ...
-
Kurti i publikon pamjet kur me gruan e tij takojnë çiftin presidencial francez para darkës në Elysee
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me bashkëshorten e tij Ritën, ...
-
Haziri: LDK-ja e ka humbur pragmatizmin, kemi marrë shuplakë elektorale
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se...
-
Elshani viziton njësitë kufitare, në fokus siguria dhe sfidat në terren
Drejtori i Departamentit për Kufi në Policinë e Kosovës, nënkolonel Veton Els...
-
Zemaj: Për dallim nga politika e jashtme, drejtësia, shëndetësia dhe zhvillimi ekonomik nuk mbulohen me propagandë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka kritikuar qeveris...
-
Çitaku: Financimi për Apel është siguruar, kërkesa e mbrojtjes ka qenë 150 mijë euro në muaj për çlirimtarët tanë
Ushtruesja e Detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka folur për rasti...
-
Kosova i bashkohet Deklaratës Politike për mbrojtjen e fëmijëve, në Samitin e Parisit
Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se Republika e Kosovës i është bash...
-
Konsullata e Kosovës në New York mbyllet të mërkurën, njofton qytetarët për rastet emergjente
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York do të jetë e mb...
-
3,500 zogj brojlerë, therje hallall dhe mish i freskët- njihuni me fermerin nga Drenasi
Në fshatin Krajkovë të Drenasit, fermeri Xhemajl Bytyqi ka ndërtuar një vepri...
-
VV-ja kërkon nga Prokuroria hetimin e Ramës për mbi 2 milionë eurot e shpenzuara jashtë destinimit
Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prishtinë, ka reaguar pas gjetjeve të Zyrës K...
-
Hegseth përmend Kosovën, teksa mbrohet pas nismës për shkarkimin e tij
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, përmendi ndërhyrjen ushtarake n...
-
Bogujevci: Projekti kryesor i Teatrit të Operës dhe Baletit, drejt finalizimit
Ministrja e Kulturës dhe Turizmit në Kosovë, Saranda Bogujevci, ka bërë të di...
































