Zbardhen debatet në gjyq të “shokëve” të Ergys Agasit, Sulejmani: Pse Vlora Hysenin s’e mbani në burg, e mua po?
Autori: Gazeta inFokus
15:32 | 25 September 2026
Zbardhen diskutimet nga seanca me dyer të mbyllura për masat e sigurisë Fatjon Kalluçi, shef i laboratorit të Policisë Shkencore, dhe Embro Sulejmanit, kryekamarierit të një lokali pranë vilave qeveritare në Durrës që frekuentohej rregullisht nga i shumëkërkuari i drejtësisë Ergys Agasi.
Kryekamarieri Sulejmani ka pranuar se ka njohje me Ergys Agasin, por sipas tij nuk beson të ketë kryer vepër penale.
“Ergys Agasin e njoh prej shumë vitesh, ka qenë klient i rregullt i lokalit ku punoj si kryekamarier. Jemi nga e njëjta zonë dhe kjo njohje ka qenë vite më parë se u shpall në kërkim.
Kam pasur kontakte që lidhen me punën. Vinte rezervonte tavolinën dhe kërkonte që ti shërbeja unë, siç ndodh kudo, nuk mendoj se kam kryer ndonjë krim”, mësohet të ketë deklaruar Sulejmani.
Mbrojtja e Sulejmanit ka ngritur pretendimin se masa shtrënguese e arrestit në shtëpi është e papërshtatshme. Mes argumenteve, ajo ka theksuar se një kamarier mund t’u shërbejë shumë personave që kanë probleme me drejtësinë, por kjo nuk përbën shkak për akuzë të përkrahjes së autorit të krimit.
Një tjetër argument që e deklaroi mbrojtja, ishte fakti se “është e pa arsyeshme, që drejtoresha e SHISH, që akuzohet për dy vepra penale, njëra prej tyre e njëjtë me Sulejmanin, qëndron në masë më të butë, ndërsa kamarieri i një lokali që ka shërbyer supë dhe ushqim, në burg”.
Ndërsa Fatjon Kalluçi nuk ka dhënë shpjegime por i ka dhënë tagra avokatit që kërkoi masë më të butë sigurie. Mësohet se gjatë seancës për vlerësimin e masës së sigurisë të enjten për krye-agjenten, prokurorët i kanë përmendur sulmin që ajo bëri ndaj gazetarëve në hyrje të gjykatës, ku i kujtuan se deklarata të tilla përbëjnë ngjashëm veprime të cilat është e dyshuar zyrtarisht./Oranews.tv/

T� tjera
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Të mërkurën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe mëngjesit, ...
-
Kurti i publikon pamjet kur me gruan e tij takojnë çiftin presidencial francez para darkës në Elysee
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me bashkëshorten e tij Ritën, ...
-
Haziri: LDK-ja e ka humbur pragmatizmin, kemi marrë shuplakë elektorale
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se...
-
Elshani viziton njësitë kufitare, në fokus siguria dhe sfidat në terren
Drejtori i Departamentit për Kufi në Policinë e Kosovës, nënkolonel Veton Els...
-
Zemaj: Për dallim nga politika e jashtme, drejtësia, shëndetësia dhe zhvillimi ekonomik nuk mbulohen me propagandë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka kritikuar qeveris...
-
Çitaku: Financimi për Apel është siguruar, kërkesa e mbrojtjes ka qenë 150 mijë euro në muaj për çlirimtarët tanë
Ushtruesja e Detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka folur për rasti...
-
Kosova i bashkohet Deklaratës Politike për mbrojtjen e fëmijëve, në Samitin e Parisit
Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se Republika e Kosovës i është bash...
-
Konsullata e Kosovës në New York mbyllet të mërkurën, njofton qytetarët për rastet emergjente
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York do të jetë e mb...
-
3,500 zogj brojlerë, therje hallall dhe mish i freskët- njihuni me fermerin nga Drenasi
Në fshatin Krajkovë të Drenasit, fermeri Xhemajl Bytyqi ka ndërtuar një vepri...
-
VV-ja kërkon nga Prokuroria hetimin e Ramës për mbi 2 milionë eurot e shpenzuara jashtë destinimit
Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prishtinë, ka reaguar pas gjetjeve të Zyrës K...
-
Hegseth përmend Kosovën, teksa mbrohet pas nismës për shkarkimin e tij
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, përmendi ndërhyrjen ushtarake n...
-
Bogujevci: Projekti kryesor i Teatrit të Operës dhe Baletit, drejt finalizimit
Ministrja e Kulturës dhe Turizmit në Kosovë, Saranda Bogujevci, ka bërë të di...































