‘’Pse spo merr pjesë në protestë’’, Haxhiu përplaset me gazetaren: Mos bërtit.. e merr përgjigjen kur je më e sjellshme
Autori: Gazeta inFokus
13:56 | 25 September 2026
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, është përplasur verbalisht me një gazetare pasi është pyetur për mungesën e saj në protestat e organizuara kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
E pyetur se përse nuk po merr pjesë në protesta, Haxhiu e ka arsyetuar qëndrimin e saj me faktin se aktualisht përfaqëson një nga institucionet kryesore të vendit.
“Sepse ne drejtojmë sot institucionet e Republikës së Kosovës. Nëse më mbani mend, unë pata dalë njëherë në një protestë si ministre e Drejtësisë. Sa kritikat m’i keni bërë…”, ka deklaruar Haxhiu.
Gazetarja ka insistuar në pyetjen e saj, duke theksuar se bëhet fjalë për protesta qytetare.
Haxhiu ka thënë se i mbështet protestat e qytetarëve dhe se, sipas saj, do të ishte shqetësuese nëse pas vendimit në Hagë nuk do të kishte reagime të tilla.
“Unë i mbështes protestat qytetare. Do të shqetësohesha nëse pas vendimit në Hagë nuk do të kishte protesta”, është shprehur ajo.
Debati mes tyre është tensionuar pas insistimit të gazetares për të marrë një përgjigje më të drejtpërdrejtë lidhur me mungesën e Haxhiut në protesta.
“Mos e ngrini zërin. E merr përgjigjen kur je më e sjellshme. Vazhdo me bërtit”, i është drejtuar Haxhiu gazetares.
Shkëmbimi i replikave ka ndodhur në kohën kur po vazhdojnë protestat qytetare kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së./Gzeta Infokus

T� tjera
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Të mërkurën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe mëngjesit, ...
-
Kurti i publikon pamjet kur me gruan e tij takojnë çiftin presidencial francez para darkës në Elysee
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me bashkëshorten e tij Ritën, ...
-
Haziri: LDK-ja e ka humbur pragmatizmin, kemi marrë shuplakë elektorale
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se...
-
Elshani viziton njësitë kufitare, në fokus siguria dhe sfidat në terren
Drejtori i Departamentit për Kufi në Policinë e Kosovës, nënkolonel Veton Els...
-
Zemaj: Për dallim nga politika e jashtme, drejtësia, shëndetësia dhe zhvillimi ekonomik nuk mbulohen me propagandë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka kritikuar qeveris...
-
Çitaku: Financimi për Apel është siguruar, kërkesa e mbrojtjes ka qenë 150 mijë euro në muaj për çlirimtarët tanë
Ushtruesja e Detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka folur për rasti...
-
Kosova i bashkohet Deklaratës Politike për mbrojtjen e fëmijëve, në Samitin e Parisit
Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se Republika e Kosovës i është bash...
-
Konsullata e Kosovës në New York mbyllet të mërkurën, njofton qytetarët për rastet emergjente
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York do të jetë e mb...
-
3,500 zogj brojlerë, therje hallall dhe mish i freskët- njihuni me fermerin nga Drenasi
Në fshatin Krajkovë të Drenasit, fermeri Xhemajl Bytyqi ka ndërtuar një vepri...
-
VV-ja kërkon nga Prokuroria hetimin e Ramës për mbi 2 milionë eurot e shpenzuara jashtë destinimit
Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prishtinë, ka reaguar pas gjetjeve të Zyrës K...
-
Hegseth përmend Kosovën, teksa mbrohet pas nismës për shkarkimin e tij
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, përmendi ndërhyrjen ushtarake n...
-
Bogujevci: Projekti kryesor i Teatrit të Operës dhe Baletit, drejt finalizimit
Ministrja e Kulturës dhe Turizmit në Kosovë, Saranda Bogujevci, ka bërë të di...




































